Panorama Sport (Albania)

Ja lojtarët që u përfundon kontrata

-

Janë plot dhjetë futbollist­ë që u përfundojn­ë kontratat me klubin në fund të sezonit, me të cilët mund të negociohet për të qëndruar, por çdo gjë do varet nga kushtet që do t'u ofrohen. Gjithsesi, ata do të jenë pjesë e verilindor­ëve deri në përfundim të ndeshjeve të Europës, por mund të ketë dhe ndonjë largim para nisjes së këtyre ndeshjeve. Presidenti Gjici ka bërë me dije më parë se askush nuk do të largohet, zgjidhja do bëhet nga të dyja palët klub dhe lojtar. Të gjithë emrat e poshtëshën­uar kanë bërë kërkesën për mosrinovim automatik të kontratës, çka lë të kuptohet se ata do të futen edhe një herë tjetër në bisedime me presidenti­n Gjici.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania