Panorama Sport (Albania)

Qyteti në këmbë, Kukësi merr trofeun

Gjici: Ndeshje miqësore në Angli për qytetarët emigrantë

- SKERDILAID SULOZEQI

Qyteti i Kukësit ka qenë dje në festë. Trofeu i titullit kampion, i fituar për herë të parë në histori nga skuadra e drejtuar prej trajnerit Gjoka, ka mbërritur në verilindje. Me një organizim në sheshin kryesor të qytetit, mes tifozëve të shumtë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dhënë kapitenit Hallaçi trofeun e shumëdëshi­ruar, ndërsa sulmuesi Pero Pejiç ka marrë "Këpucën e Artë", pasi u shpall golashënue­si më i mirë i këtij kampionati me 28 gola të shënuar. Në fakt, festa ka nisur që në orët e drekës, ku presidenti Gjici, në një nga restorante­t e zonës ka shtruar një drekë për miqtë dhe dashamirës­it e skuadrës. Rreth orës 18:00, kryebashki­aku Bashkim Shehu ka pritur në ambientet e institucio­nit që drejton të gjithë lojtarët dhe stafin teknik, duke i nderuar me Medaljen e Mirënjohje­s. Më pas, këngëtarë të njohur në vend kanë pushtuar skenën deri në momentin kulminant kur trofeu ka kaluar në duart e futbollist­ëve, që kishin parakaluar më parë në skenën e ngritur. Pas ceremonisë me tifozët në shesh, skuadra u është drejtuar një prej restorante­ve në Morinë, ku me rreth 300 të ftuar kanë vazhduar festën deri në orët e para të mëngjesit. DEKLARATA

Në fjalën e tij para tifozëve, skuadrës dhe të ftuarve, presidenti Safet Gjici ndër të tjera është shprehur: "Unë jam njeri i fjalës së mbajtur dhe ky trofe është një premtim. Dua t'i falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributi­n e tyre në këtë skuadër gjatë këtyre viteve, për të arritur ne sot në këtë sukses. Gjithashtu, falënderoj tifozët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës për të gjithë mbështetje­n që na kanë dhënë. Në të ardhmen kemi planifikua­r të luajmë një ndeshje miqësore me një skuadër angleze, në mënyrë që tifozët kuksianë në këtë shtet të kenë mundësi ta shohin nga afër skuadrën dhe trofeun e fituar. Ndërsa unë, pavarësish­t obligimeve në të ardhmen, do të jem gjithmonë pranë skuadrës, për të dhënë kontributi­n tim ashtu siç kam bërë deri më tani", ka përfunduar Gjici.

 ??  ?? Presidenti Gjici ia merr valles me tifozët
Presidenti Gjici ia merr valles me tifozët
 ??  ?? Lojtarët e Kukësit, “selfie” në mbrëmje
Lojtarët e Kukësit, “selfie” në mbrëmje
 ??  ?? Drejtues të FSHF-së dhe politikanë, dje gjatë darkës
Drejtues të FSHF-së dhe politikanë, dje gjatë darkës
 ??  ?? Pejiç duke marrë titullin e “Mirënjohje­s” nga kryebashki­aku i Kukësit, Bashkim Shehu
Pejiç duke marrë titullin e “Mirënjohje­s” nga kryebashki­aku i Kukësit, Bashkim Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania