Panorama Sport (Albania)

Gjici, ofertë Bledi Shkëmbit: Të dua trajner te Kukësi...

-

Safet Gjici i ka bërë dje një ofertë publike ish-kapitenit të Skënderbeu­t, Bledi Shkëmbi, për të marrë drejtimin e Kukësit. "Përshëndes Bledi Shkëmbin, një prej lojtarëve më të jashtëzako­nshëm të futbollit shqiptar. I uroj suksese në karrierën si trajner dhe pse jo në të ardhmen ta kem trajner të skuadrës sime. Më bëhet qejfi që edhe ai ndodhet këtu në festën e Kukësit. Aktualisht, kemi Gjokën, por i them Shkëmbit të shohë edhe nga Kukësi", ka thënë presidenti i Kukësit për "Supersport". I pyetur nëse e kanë uruar presidentë­t e klubeve të tjera për fitimin e titullit, Gjici u shpreh: "I ftova të gjithë presidentë­t e Kategorisë Superiore, ndryshe nga të tjerët që nuk na kanë ftuar. Natyrisht kam pasur mesazhe nga disa presidentë. Është një garë: dikush do të fitojë dhe tjetri do t'i shtrëngojë dorën fituesit siç kam bërë unë me presidenti­n e Skënderbeu­t".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania