Panorama Sport (Albania)

Leksion nga Ruço: Gjuaj si Ozil, goli i sigurt

Mbrojtësi lushnjar shënoi me penallti në finalen me Kamzën, kërkon falje për tifozët

-

Penalltitë i kanë mohuar Lushnjës titullin kampion të Kategorisë së Parë, por skuadra verdhejesh­ile ka mbetur nën entuziazmi­n e ngjitjes në Superiore. Për herë të dytë Lushnja kalon në elitë jo si fituese e kampionati­t të inferiorëv­e, por si finaliste. Në këtë mënyrë lushnjarët u ngjitën edhe në fund të sezonit 1979-1980. Skuadra verdhejesh­ile që atëherë drejtohej nga Kristaq Gogoni humbi finalen me Besëlidhje­n dhe u ngjit në elitë si fituese e grupit A. Ndaj Kamzës lushnjarët nuk kanë mundur dot të shënojnë në 120 minuta lojë dhe janë ndëshkuar në serialin e pesë penalltive. Futbollist­i i linjës së majtë Ledion Ruço shprehet: "Jemi përpjekur që ta fitonim këtë trofe sidomos për tifozët tanë që na mbështetën për tri orë rresht. Na erdhi shumë keq që nuk arritëm. Por, ne kemi entuziazmi­n që kaluam në elitë pas një sezoni të mrekullues­hëm", tha fillimisht Ruço. I pyetur për penalltinë që ekzekutoi në finale duke shënuar, mbrojtësi tha: "Unë e gjuaj në stilin 'Ozil' dhe e kam përvetësua­r më së miri". Futbollist­i 25-vjeçar ishte nga më të mirët e Lushnjës në këtë sezon. Ideja - Kapllan Pepa, një nga ishfutboll­istët më të njohur të Lushnjës, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" u shpreh: "Titulli i kampionati­t nuk mund të jepet duke shndërruar sistemin e kampionati­t në sistem kupe. Derisa ka shtesë dhe penallti, kemi shndërruar sistemin e kampionati­t në sistem kupe. Kjo është e papranuesh­me. Skuadrat do të bënin një finale titulli, por duhej të merreshin në kon- sideratë pikët e tyre në grupe. Derisa Lushnja kishte më shumë pikë në grupe, 41 nga 40 të Kamzës, barazimi në 90 minuta duhej t'i jepte titullin. Kjo ishte një finale për kampionati­n. Përveç skemave të dështuara të kampionati­t, mendoj se për të rritur cilësinë, FSHF-ja duhet të aplikojë normat, që çdo lojtar të ketë parametrat atletikë dhe fizikë". Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania