Panorama Sport (Albania)

Ironia, klubi synonte elitën

-

Zhgënjimi në Elbasan ka arritur kulmin pas rënies në Kategorinë e Dytë, pasi në fillim të edicionit drejtuesit premtuan se do të ngjiteshin në Superiore. Mund të thuhet pa frikë se Elbasani është klubi "model" për t'u marrë shembull se si mund të dështosh në mënyrë spektakola­re dhe të mos arrish synimet e fillimsezo­nit. Jo të gjitha skuadrat që marrin pjesë në garë arrijnë objektivat, por ndoshta nuk ka ndodhur asnjëherë që një skuadër e Kategorisë së Parë të hyjë me objektivin për t'u ngjitur në Superiore dhe më pas të bjerë në Kategorinë e Dytë. Elbasani është ndoshta rasti i vetëm, të paktën në futbollin shqiptar. Deri tani ende nuk ka asnjë reagim nga drejtuesit. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania