Panorama Sport (Albania)

Gati listat për të ardhmen

-

Skuadra e Kastriotit vazhdon të jetë pushim dhe nuk dihet ende saktësisht se cili do të jetë objektivi i skuadrës për sezonin e ri. Pak ditë më parë ka pasur një takim në rang drejtuesis­h për këtë çështje ku ende nuk ka asgjë konkrete. Burime të gazetës bëjnë me dije që është diskutuar kryesisht për lojtarët që do t'u ofrohet një kontratë rinovimi si edhe për synimet që ekipi do të ketë për sezonin e ri, që sipas të gjitha gjasave do të kemi një ekip konkurrues për t'u ngjitur në elitë. Për të vendosur përfundimi­sht se çka do të ndodhë me skuadrën, brenda pak ditësh është planifikua­r edhe një takim tjetër midis drejtuesev­e të lartë, por drejtuesit nuk duan të nxitohen. Liridon Pasha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania