Panorama Sport (Albania)

Florenci

-

"Ti ke qenë gjithmonë aty. Në mendimet e mia, që i vogël, kam ëndërruar gjithmonë që të bëhem si ti, si të gjithë fëmijët që fillojnë të luajnë futboll. Ti ke qenë aty, kur unë kam bërë debutimin tim. Mjaftoi një shikim në sy për të më bërë të ndihem i sigurt: 'Do të shkojë gjithçka mirë', më thoshe me shikimin tënd. Ti ke qenë aty kur unë shënova golin tim të parë në Serinë A. Ti ke qenë aty dhe do të jesh gjithmonë aty. Për mua, për të gjithë ata që e duan këtë sport dhe për këtë qytet historik", ka qenë mesazhi i mbrojtësit të Romës, Alesandro Florenzi, në rrjetin social "Facebook" pas përfundimi­t të ndeshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania