Panorama Sport (Albania)

"Drama" Veseli, Empoli bie në Serinë B

-

SeriaA ditën e djeshme ka ulur siparin. Nuk kishte si të mungonin edhe surprizat në javën e fundit, ku dueli më i zjarrtë ishte në fundin e tabelës. Duket se këtë herë fusha e blertë i ka dhënë të drejtë Krotones, e cila në javën e fundit arrin të sigurojë qëndrimin në Serinë A, pas fitores 3-1 kundër Lacios së Strakoshës. Por, për këtë qëndrim, ata duhet të falënderoj­në vetëm Palermon, e cila arriti të fitonte 2-1 kundër Empolit të Veselit, me mbrojtësin shqiptar që vitin e ardhshëm do i duhet të luajë në Serinë B. Por një surprizë vjen edhe nga kreu i tabelës, ku Atalanta arrin të bëjë mrekullinë. Ekipi i Berishës arrin t'i rrëmbejë vendin e katërt Lacios në javën e fundit. Pavarësish­t këtij parakalimi, Lacio dhe Atalanta do e nisin Ligën e Europës nga faza e grupeve, ndërsa Milani që u pozicionua i gjashti do e nisë nga kualifikue­set. Napoli nuk arrin të bëjë një surprizë tjetër, ku ishte vetëm pak minuta larg vendit të dytë, por Roma e Totit arriti të shënonte golin e fitores 3-2 në minutën e 90-të. Në serinë B shkojnë Empoli, Palermo dhe Peskara. Juventusi, për të gjashtën herë radhazi, fiton kampionati­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania