Panorama Sport (Albania)

Të gjithë njëzëri: “Toti, një legjendë”

-

Dje Françesko Toti i ka dhënë lamtumirën Romës, pas 25 sezonesh me klubin verdhekuq. Mund të themi me plot gojë që ai ka shkruar një pjesë të mirë të historisë së Romës. Dita e djeshme, ka qenë një nga ditët më të “zymta” për tifozët e verdhekuqv­e, të cilët dje me lot në sy i kanë dhënë lamtumirën e fundit kapitenit dhe legjendës së tyre. Por kjo lamtumirë nuk ishte e vështirë vetëm për tifozët, por edhe për disa nga lojtarët, të cilët kanë përshëndet­ur Totin me nga një deklaratë. Nuk kanë munguar dhe deklaratat nga klubet...

Maldini: "Lëvizjet e tua... çfarë spektakli!"

Bufon: "Më ke shënuar disa gola që janë kryevepra"

Zaneti: "Lamtumirë perandorit, do t'i mungojë futbollit"

Ramos: "Faleminder­it për emocionet"

De Rosi: "Uniku je ti" Kanavaro: "Të jam afër në këtë ditë kaq të veçantë"

Baloteli: "Futbolli humb një kapiten të vërtetë" Interi: "25 vite, kurrë më një kundërshta­r si ty"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania