Panorama Sport (Albania)

Milani me pushime, leksion nga Kaljari

Kuqezinjtë pa motivim, humbin sfidën, Suson dhe një penallti

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Montela dje foli për pushime e ndoshta skuadra e ka mbajtur shënim fjalimin e tij. Trajneri hedh në fushë një skuadër që mendërisht ka shkuar me pushime para kohe, ku të vetmit që kanë pak dëshirë janë ata që me siguri nuk do të jenë pjesë e Milanit pas një sezoni. Protagonis­t absolut i ndeshjes së djeshme, Luka Krosta, portier i tretë te Kaljari dhe një ish-kuqezi që dje priti një penallti dhe u mohoi golin disa herë djemve të Montelës. Pavarësish­t se të dyja skuadrat vinin me një renditje me pozicione të konsolidua­ra, Kaljari e nis me shumë ritëm. Zhoao Pedro në krahun e majtë jep sinjalin e parë në minutën e gjashtë kur pasi deh Kalabrian hedh një kros në limitet e zonës së rreptësisë nga ku Ionita trondit traversën e portës së Donarumas. Milani mundohet, por Lokateli, ashtu si të gjithë shokët e repartit, ka mungesë të theksuar idesh. Vendësit përfitojnë nga përgjumja kuqezi. Qendërsulm­uesi Borrielo në version asistuesi shpik një pasim për Zhoao Pedron, i cili hyn në zonë dhe më një

goditje tokazi në shtyllën e dytë çon të tijtë në avantazh. Milani reagon nga zhvillimet e një goditje këndi ku Paleta devijon me kokë. Përpjekja e tij për të shënjestru­ar portën shndërrohe­t në një asist për Bakan, i cili godet nga fare pranë. Gol? Jo, portieri sard

Krosta sapo ka nisur paraqitjen e tij dinjitoze. Me dy minuta shtesë mbyllet edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Montela ndërron skemë dhe një lojtar. Vangioni i bën vend Lapadulës, i cili i bashkëngji­tet kolumbiani­t Baka në vijën e parë të sulmit. Duhen

10 minuta për të parë aksionin e parë të pjesës së dytë më Bakën, i cili godet Lapadulën, pasi kombinimi Mati-Honda kishte sjellë topin në këmbët e kolumbiani­t. Përpara se të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, Paleta merr një penallti të dyshimtë, të cilën e

humb Karlos Baka ose më saktë e pret Krosta, protagonis­t absolut në pasditen e djeshme. Kur kuqezinjtë u dukën të dorëzuar, vjen një penallti që e shndërruar në gol nga Lapadula rihap ndeshjen. Kur të gjithë mendonin se sfida do të mbyllej

në barazim, Zhoao Pedro fiton dhe godet një goditje dënimi nga jashtë zone. Donaruma pret tentativën e braziliani­t, por nuk mund të bëjë asgjë përballë Pizakanes që shënon i vetëm përballë portës duke mbyllur ndeshjen dhe javën e fundit të Serisë A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania