Panorama Sport (Albania)

"Duam përgjigje sa më shpejt nga Xhixho"

-

Marko Fasone nuk bën asgjë për t'u fshehur duke i lëshuar një lloj ultimatumi portierit 18vjeçar: "Xhixho është një nga themelet e skuadrës, por kemi nevojë të dimë nëse kemi një portier për sezonin e ardhshëm". Ndërkohë, në ndeshjen ndaj Kaljarit, pavarësish­t se skuadra humbi, tifozët me koret e tyre ftuan Donarumën të nënshkruaj­ë zgjatjen e kontratës me klubin që e bëri të njohur. Në deklaratën e tij, Fasone, nëpërmjet një kompliment­i, nuk kursen as përfshirje­n e Raiolas në vonesat e arritjes së akordit: "Raiola është një nga menaxherët më të aftë në qarkullim dhe nuk mund të gjykoj punën e tij, por Donaruma është themeli i Milanit të ri dhe qëllimet tona ia kemi bërë të qarta që në fillim, u bënë 45 ditë që ia përsërisim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania