Panorama Sport (Albania)

Rekord të "kuqesh" në Europë

-

Jo vetëm sepse luan për këto ngjyra, por sezoni i sivjetshëm i Gabriel Paletës ka qenë në plot kuptimin e fjalës i karakteriz­uar nga e kuqja dhe e zeza. Ndeshje të dobëta, por edhe shumë kartonë, sidomos nëse flasim për ata të kuq. Me 5 përjashtim­et e pësuara këtë sezon, mbrojtësi argjentina­s barazon një nga rekordet më negative të kampionati­t italian. Primati i përkiste Luixhi Apolonit, i cili në Serinë A 2000-2001 ishte ndëshkuar në pesë raste me masën ekstreme. 31-vjeçari i Milanit, i cili, përveç takimit të djeshëm, është nxjerrë nga fusha edhe në katër herë, respektivi­sht në ndeshjet ndaj Napolit, Peskarës, Lacios dhe Atalanta. Përveç Italisë, Paleta është edhe mbajtësi i rekordit në fjalë në pesë kampionate­t më të mëdha europiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania