Panorama Sport (Albania)

Zhoze Murinjo i uron Juventusit "tripletën": I pres në Superkupë

-

Zhoze Murinjo ka qenë një mes "VIP"-ave të pranishëm në Çmimin e Madh të Montekarlo­s, gara e djeshme për Formula 1, e cila pa Ferrarin të fitonte, madje të vinte të dyja makinat në dy shkallët e para të podiumit. Trajneri i Mançester Junajtid, i freskët nga fitorja e Ligës së Europës, nuk ka mundur që t'u shmanget gazetarëve italianë të pranishëm, të cilët kanë dashur që t'i marrin një opionin në lidhje me finalen e madhe kontinenta­le, Ligën e Kampioneve. "Juventus-Real Madrid? Do të jetë një finale e bukur, e gjitha për t'u shijuar mes dy ekipeve që kanë qenë më të fortat të turneut. Juventusi kërkon tripletën si Interi im? Do të ishte bukur, sepse të fitosh gjithçka në një sezon është diçka që nuk ndodh gjithmonë. Pavarësish­t se kanë qenë rivalë, unë ia uroj që ta përjetojnë atë emocion. Dhe më pas i pres në Superkupën e Europës për t'u përballur së bashku", u shpreh portugezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania