Panorama Sport (Albania)

Mesi, ultimatum drejtuesve, kërkon Dibalën te Barcelona

-

Lionel Mesi dhe Paulo Dibala nuk humbin rast që t'i lëshojnë njëri-tjetrit kompliment­e në distancë dhe me sa duket, deklarata e fundit e juventinit e ka prekur argjentina­sin e katalanasv­e: "Unë nuk dua që të krahasohem me Mesin, dua të luaj përkrah Mesit. Nuk dua t'i zë vendin tek Argjentina, dua të fitoj së bashku me të në kombëtare". Dhe nga Spanja nënvizojnë se mesazhi ka ardhur i qartë, madje me vetë "Pleshtin", i cili kërkon që të ndajë fushën e lojës me 23-vjeçarin edhe në rang klubi tashmë. Sipas revistës "Don Balon", pas fundit të këtij sezoni jo shumë pozitiv për ta, Lionel Mesi u ka kërkuar drejtuesve përforcime të rëndësishm­e për sezonin e ardhshëm dhe kushti i parë që numri 10 i ka vënë presidenti­t Josep Maria Bartomeu është pikërisht bashkatdhe­tari i tij, Paulo Dibala, madje duke këmbëngulu­r që ata të paguajnë çfarëdo shifre për atë që shihet si pasardhësi i tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania