Panorama Sport (Albania)

Zyrtarizoh­et, Unzue trajner i Selta Vigos

-

Ishte planifikua­r si një nga trajnerët e ardhshëm për të marrë drejtimin e Barcelonës, por Unzue është zyrtarizua­r ditën e djeshme në krye të klubit të Selta Vigos. Skuadra ka publikuar lajmin që drejtimin do ta marrë Unzue. Ai ishte ndihmësi i Luis Enrikes gjatë këtij sezoni dhe pak javë më parë u mendua se do të drejtonte skuadrën e Barcelonës. Në fakt, ishte ultimatumi i Nejmar që ndryshoi të gjithë planet në kampin katalanas. Braziliani tha se do të largohej nëse Unzue do të bëhej trajneri, për shkak të kritikave që i kishte thënë pak kohë më parë. Nejmar mund të rrijë i qetë sepse Unzue u zyrtarizua te Selta Vigo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania