Panorama Sport (Albania)

Mjeshtri i finaleve me Barcelonën

-

Të shtunën në mbrëmje, Lionel Mesi fitoi titullin e tij numër 30 në karrierë me fanellën e Barcelonës. Në total, ai ka luajtur 25 finale në të cilat ka arritur të shënojë 26 gola. Edhe një herë tjetër u bë protagonis­t me golin e shënuar kundër Alaveshit. Në këtë mënyrë, u bë lojtari që ka shënuar në katër finale të ndryshme të Kupës së Mbretit, në vitet 2009, 2012, 2015 dhe 2017. Argjentina­si vazhdon të jetë një nga liderët e ekipit të Barcelonës, ndërkohë që me mbylljen finale të sezonit spanjoll ai arriti të fitonte edhe "Këpucën e Artë", duke shënuar 37 gola në 38 ndeshje të luajtura në kampionati­n spanjoll.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania