Panorama Sport (Albania)

"Navas nuk është makineri"

-

Portieri i Kostar Rikës, Oskar Ramirez, i ka thurur elozhe portierit të kombëtares së tij Kejlor Navas. Ramirez thotë se ai është portier i jashtëzako­nshëm, por sigurisht që nuk është makineri dhe ka pasur raste që ka gabuar. "Të gjithë kanë momentet e tyre të vështira në futboll, por e dija që do të rikthehej shumë shpejt. Ai nuk është makineri që t'i presë të gjithë topat që i shkojnë në portë. Jam shumë krenar që e shoh të shkëlqejë me Realin. Është në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të gjithë do të bëjmë tifo për të. Shpresojmë që Reali të fitojë sërish", ka thënë trajneri Ramirez.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania