Panorama Sport (Albania)

"Unë para Raikonen? Asgjë e planifikua­r"

-

Sebastian Fetel nuk e fsheh entuziazmi­n e tij pas suksesit të Ferrarit të tij në Çmimin e Madh të Monakos: "Ishte një garë e pabesueshm­e, - tha gjermani, - me të vërtetë një garë intensive. Ekipi ka bërë një punë të shkëlqyer. Unë përpara Raikonen? Nuk ka patur asgjë të planifikua­r. Unë vetëm e kam shtyrë shumë makinën pas 'pit stop'-it, sepse e dija që ishte i vetmi shans për të fituar dhe kështu shkoi. Kisha shpresuar ta nisja garën mirë, por Kimi ka qenë shumë i fortë dhe nuk munda ta kalojë në start. Më pas hasa vështirësi, me gomat që rrëshqisni­n dhe Botas që po afrohej shumë. Ekipi ka bërë një punë të madhe. Tani ne festojmë dhe ta shikojmë suksesin dhe më pas të nisim të mendojmë për garën e ardhshme në Kanada".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania