Panorama Sport (Albania)

Albert Albert Xhani: Xhani: Tirana Tirana e pësoi pësoi si si Partizani, Partizani, ja ja çfarë çfarë i i them Halilit Halilit

"Mos e kryqëzoni Refikun se ka lënë miliarda në atë klub. Duhen larguar dallaverax­hinjtë. Sjellja e Bakajt ishte zhgënjim"

- JETMIR HALILAJ

Shumë tifozë të Ti ranës sot janë të zh gënjyer dhe të inatosur kur shohin klubin e zemrës për herë të parë një kategori më poshtë. Disa madje me ironi e krahasojnë Refik Halilin me Albert Xhanin, ish-presidenti i Partizanit që ndonëse investoi miliona dollarë për klubin e kuq, në fund u detyrua të shikonte se si 15 herë kampionët e Shqipërisë zbritën nga kategoria në vitin 2009. Po a kemi të bëjmë me të njëjtën situatë? A ka ngjashmëri mes dy klubeve? Çfarë mendon Albert Xhani për rënien e Tiranës? Për të gjitha këto, ishpreside­nti i të kuqve, i aneksuar dukshëm sot nga bota mediatike, ka pranuar të flasë për "Panorama Sport".

Z. Xhani, ç'ndjesi patët kur mësuat që Tirana zbriti nga Kategoria?

Për Tiranën pata të njëjtën dhimbje si për Partizanin.

Sipas jush, kush është përgjegjës­i kryesor?

Kërkoni gjithnjë fajtorë dhe përgjegjës, por duhet kuptuar e pranuar se futbolli dhe fati ndonjëherë është i pamëshirsh­ëm. Më besoni, jo gjithmonë është realist.

Po, por Tirana ka rënë për herë të parë nga kategoria. Nuk ra pas vetëm një ndeshjeje finale, ra pas një sezoni të gjatë...

E vërtetë, por në këtë situatë të vështirë Halili dhe Tirana duhen mbështetur fuqimisht nga tifozëria, nga bashkia, nga miq dhe dashamirës të futbollit. Nuk duhet lënë në baltë tani që është keq. Është e lehtë të nxjerrësh fajtorët në këtë moment, por vështirë të ndihmosh.

Meqë e keni përjetuar vetë një situatë si kjo, çfarë do t'i thoshit Halilit?

Ndiej keqardhje të madhe dhe shpresoj që Tirana dhe miku im Halili do ia dalë përsëri. E them sinqerisht. Nuk duhet ta teprojmë me kritikat ndaj tij, sepse ky Halili dhe kjo Tiranë ka qenë para disa vitesh, ku ne, rivalët e saj, para se të ndesheshim me ta, duhej ta pyesnim mirë veten nëse kishim këllqe të mateshim me një ekip aq solid apo jo...

Si e shihni Superioren pa Tiranën?

Besoj se, për sa kohë s'ka Tiranë dhe Partizan, është e vështirë që të ketë kampionat cilësor!

Pse mbërriti deri këtu Tirana?

Duhet pranuar se kur financat nuk janë ato të duhurat, edhe problemet lindin vetvetiu. Madje, jo vetëm që lindin probleme, por ato bëhen male sapo hap e mbyll sytë dhe ekipi fillon të bjerë, prishesh me tifozët, të tjerët të sulmojnë nga të gjitha anët... ka shumë faktorë.

A ka ngjashmëri mes rënies së Partizanit dhe asaj të Tiranës, duke qenë se, sipas jush, problemi është i përbashkët: financat?

Në kohën tonë, financat ishin fare të pakta dhe shteti ndali çfarëdollo­j pune që kompania ime kërkonte të bënte. Tifozët, me të drejtë, ishin kundër dhe i mirëkuptoj­a. Zgjidhjet që kërkova t'i bëja në ato kushte të vështirë rezultuan të gabuara dhe kështu erdhi katastrofa. Prandaj them që problemi më i madh për Tiranën nuk është thjesht rënia një kategori më poshtë, por mënyra si do e zgjidhë të ardhmen tani. Si do të ringrihet? Kjo ka rëndësi thelbësore dhe vendimtare. Duhet një plan që të dilet nga kjo situatë sa më shpejt, sepse nuk është aq e lehtë të ringrihesh. Është shumë më e vështirë nga sa mendohet.

A keni një këshillë për mënyrën se si duhet të veprojnë drejtuesit e Tiranës?

Po. Halilit dhe Tiranës duhet t'i bashkohen në këtë moment dashamirës­it, miqtë dhe jo dallaverax­hinjtë! Unë kam bindjen që do t'ia dalin.

Pse keni kaq shumë besim?

Po kush mundet ta dojë Tiranën më shumë se Halili që ka lënë miliarda lekë aty? Kush mundet përveç tij që ka harxhuar kohë, ka vuajtur me gjithë familjen për atë klub? Unë e kuptoj që shumica e tifozëve janë të revoltuar, por duhet pak mirënjohje. Kam besim se mbështetja për Halilin nga miq dhe shokë të mirë nuk ka për t'i munguar. Madje, as Tiranës së futbollit.

Si u ndiet kur një ish-futbollist i Partizanit si Elis Bakaj refuzoi të luante ndeshjen e mbijetesës përballë Tiranës?

Më erdhi keq për Bakajn dhe duhet ta pranojmë se nuk u tregua profesioni­st. Madje, as ai dhe as Gilman Lika. Duhet të kishin luajtur secili me ekipet e tyre sepse kjo s'është çështje dëshire, është detyrë kontraktua­le, pavarësish­t ndjenjave që kishin për ekipet e tyre paraardhës­e. Në futbollin e sotëm asnjë s'mundet ta konceptojë dot se si një lojtar deklaron "nuk luaj unë ndeshjen e fundit se nuk ma bën zemra...". Si mundet kështu?! Madje shkon më keq dhe nisin sherret në distancë ( i referohet polemikës me Martinin). S'është e hijshme që, pasi bëhet gjithë kjo gjëmë, të shpërthejn­ë në sharje e zënka në shtyp. E patolerues­hme! Janë mijëra fëmijë që presin t'ju ngjasojnë idhujve të tyre si në fushë, por edhe në aspektin mediatik. Jo çdo gjë zgjidhet me sharje dhe ofendime, por me qetësi, me rregull dhe me ligje.

“Në futbollin e sotëm asnjë s'mundet ta konceptojë dot se si një lojtar deklaron "nuk luaj unë ndeshjen e fundit se nuk ma bën zemra...". Si mundet kështu?! Madje shkon më keq dhe nisin sherret në distancë (i referohet polemikës me Martinin). S'është e hijshme që, pasi bëhet gjithë kjo gjëmë, të shpërthejn­ë në sharje e zënka në shtyp. E patolerues­hme!”

 ??  ?? Ish-presidenti­Ish-presidenti i i "demave":"demave": Ringritja,Ringritja, e vështirë.vështirë. MosMos e e kryqëzonik­ryqëzoni RefikunRef­ikun sese kaka lënëlënë miliardami­liarda nënë atëatë klub.klub. DuhenDuhen larguarlar­guar...
Ish-presidenti­Ish-presidenti i i "demave":"demave": Ringritja,Ringritja, e vështirë.vështirë. MosMos e e kryqëzonik­ryqëzoni RefikunRef­ikun sese kaka lënëlënë miliardami­liarda nënë atëatë klub.klub. DuhenDuhen larguarlar­guar...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania