Panorama Sport (Albania)

Kamza, "poker" bardhebluv­e për kreun

- Abdulla Dushku

Pas ngjitjes së ekipit të parë të Kamzës në Kategorinë Superiore, tashmë janë të rinjtë e këtij klubi që synojnë të njëjtën gjë. Në derbin kryeqyteta­s me Tiranën B, skuadra e drejtuar nga Fatmir Tare ka marrë një fitore të pastër 40. Pas këtij triumfi, Kamza mban vendin e parë në renditje me 50 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë, që mbahet nga shkodranët e Akademisë AAS dhe Shkëndijës. Për sa i përket ndeshjes me bardheblut­ë, Kamza ka arritur të shënojë 4

gola, nga dy në çdo pjesë. Fillimisht është kapiteni Rigers Guri ai që zhbllokon rezultatin pas një kombinimi me Skënderin. Në minutën e 21-të vjen supergoli i Ermal Mcinit. Ndërsa në fraksionin e dytë, Kamza jo vetëm që nuk e uli ritmin, por arriti të shënojë dy gola, fillimisht me Mariglen Ademin dhe në fund me autor Ardi Gurin. Te kamzlinjtë janë disa elementë që kanë spikatur gjatë këtij sezoni, si Hergi Xhaja, Mariglen Ademi, Ardi Guri dhe portieri Dorjan Ajazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania