Panorama Sport (Albania)

Luftëtari nis pushimet, Zguro është largimi i parë

Milinkoviç: Nuk e kam problem të vazhdoj sërish këtu

-

Në pritje të finales së Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeu­t dhe Tiranës, futbollist­ët gjirokastr­itë dhe stafi teknik nga dje do të shijojnë suksesin e vendit të katërt. Për të arritur në këtë fundsezoni, Luftëtarit i është dashur të sfidojë kundërshta­rë të rëndësishë­m, të cilët e shihnin skuadrën bluzi si kalimtare e këtij kompeticio­ni. Në një kohë që e gjithë vëmendja është përqendrua­r në finalen e Kupës së të mërkurës, edhe futbollist­ët janë larguar drejt familjeve për të shijuar pushimet. Skuadra do të qëndrojë pushim deri më 9 qershor. Ndërkaq, largimi i parë nga skuadra pritet të jetë mbrojtësi i majtë Vangjel Zguro. Ai ka udhëtuar së bashku me familjen drejt Amerikës dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk do të rikthehet më në Shqipëri.

Milinkoviç

Trajneri Mlladen Milinkoviç ka shijuar për disa orë festën e Luftëtarit për mbylljen e sezonit në mënyrë perfekte dhe, më pas, ka udhëtuar drejt vendlindje­s së tij, Serbi. Pas takimit të fundit me Kukësin, trajneri serb deklaroi: "Këtë arritje ua dedikoj të gjithë futbollist­ëve, të cilët për gati një vit kanë ditur të sfidojnë shumë faktorë. Ndeshjet e fazës së parë pa dyshim që janë arritje për ne, pasi të gjitha i kemi luajtur në fusha asnjanëse. Me përkushtim, seriozitet dhe mbështetje­n e presidenti­t Vangjel Tavo ia dolëm të arrinim këtë sukses që, pakkush e kishte pritur në fillim të sezonit. Gjithashtu, dua të them se kam kaluar pothuajse një vit të plotë në Gjirokastë­r dhe se ndihem shumë mirë. Jo vetëm këtu, por kudo ku kemi luajtur njerëzit më kanë pritur mirë dhe ndihem i vlerësuar për këtë. Jam ndier kudo i respektuar dhe nuk e kam problem të vazhdoj të jem sërish në këtë shtet, në këtë vend", tha Milinkoviç. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania