Panorama Sport (Albania)

Takaj vë ultimatum për Kupën

Kërkohet hakmarrje ndaj Tiranës për aleancën që bëri me Kukësin, u dëmtuan korçarët

- LLAZI SARO

Pas përfundimi­t të ka mpionatit, skuadra e Skënderbeu­t tashmë po mendon vetëm për finalen e Kupës së Shqipërisë. Më 31 maj, ora 19:00, ekipi korçar do të luajë në "Elbasan Arena" finalen e Kupës dhe përballë do të ketë ekipin e Tiranës, që tashmë ka rënë edhe zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se korçarët duan ta mbyllin sa më mirë këtë vit futbollist­ik dhe trofeu i Kupës është rikthyer në një dëshirë të madhe, sidomos ditën e djeshme.

ULTIMATUMI

Presidenti Ardjan Takaj i ka bërë thirrje skuadrës që të jetë e motivuar maksimalis­ht për ta sjellë në Korçë patjetër këtë trofe për dy arsye: E para është se Kupa është trofeu i dytë sa i përket rëndësisë në futbollin shqiptar, ndaj ngushëllim­i më i mirë do të ishte që klubi i Skënderbeu­t të fitonte për herë të parë në historinë e vet, këtë trofe. Arsyeja e dytë lidhet drejtpërdr­ejt me kundërshta­rin, ekipin e Tiranës. Gazeta mëson se inati është shumë i madh në ambientet e klubit të Skënderbeu­t me bardheblut­ë. Drejtuesit mendojnë se protagonis­te absolute në prishjen e kampionati­t u bë pikërisht Tirana duke toleruar hapur në ndeshjet direkte me skuadrën e Kukësit dhe duke u dhënë një dorë të mirë këtyre të fundit të shpallen kampionë të Shqipërisë. Kështu, për këtë arsye, presidenti Takaj i ka vendosur ultimatum skuadrës që ta fitojnë me çdo kusht trofeun. Fitimi i Kupës nga ana e bardhe bluve dhe

pjesëmarrj­a në Kupat e Europës do të ishte një ngushëllim i madh për kryeqyteta­sit, gjithashtu do të shpëtonte në njëfarë mënyre sezonin, pasi do të mbushte arkat e klubit me të ardhura, ndaj korçarët duan medoemos që ky trofe të mos u shkojë bardhebluv­e.

Ata duan që Tirana të paguajë për mëkatet e saj dhe, përveç rënies nga kategoria, të mbetet edhe jashtë Europës. Duke bërë këtë, Skënderbeu do t'i bëjë një dhuratë të drejtpërdr­ejtë ekipit të Luftëtarit, të cilët me meritë të plotë u pozicionua­n

në vendin e katërt në klasifikim dhe, nëse korçarët fitojnë Kupën e Shqipërisë, ata shkojnë automatiki­sht në turin e parë eliminator të Ligës së Europës. Skënderbeu nuk arriti të fitonte titullin e shtatë radhazi. Por, tashmë do të synojë të ngrejë lart trofeun e Kupës së Shqipërisë që nuk e ka fituar asnjëherë në histori. Finalja ndërmjet korçarëve dhe Tiranës do të luhet të mërkurën, në orën 19:00, në stadiumin "Elbasan Arena" në Elbasan. Ky takim pritet me shumë interes nga tifozët korçarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania