Panorama Sport (Albania)

Biletat, zbardhet axhenda e finales

-

Dalin në shitje biletat për Finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana. Kjo finale do të zhvillohet më datë 31 maj, ora 19:00, në stadiumin "Elbasan Arena". Federata Shqiptare e Futbollit publikoi çmimet e biletave për këtë ndeshje: tribuna VIP (3000 lekë), tribuna B2, B3, B4, A3 (2000 lekë), tribuna A1, B1, A4, B5 (1000 lekë), tribuna E,F, D (500 lekë) dhe tribuna C1, C2, C3, G1, G2, G3 (300 lekë). Biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit në Elbasan, pranë stadiumin "Selman Stërmasi" në Tiranë dhe pranë stadiumit në Korçë. Ndërsa, ndarja e tifozëve do të jetë si më poshtë: Tifozëria e Skënderbeu­t do të vendoset në tribunat: A1, A2, B1, B2 dhe G1, G2, G3, ndërsa tifozëria e Tiranës do të vendoset në tribunat: A3, A4, B4, B5 dhe C1, C2, C3. Në këtë takim, pritet një dyndje e madhe tifozësh të Skënderbeu­t. Ndërsa, do të shihet me shumë interes se çfarë do të ndodhë me tifozët e Tiranës, nëse do të jenë për të mbështetur ekipin ose jo. Kujtojmë se bardheblut­ë ranë zyrtarisht në Kategorinë e Parë pas ndeshjes që luajtën në Shkodër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania