Panorama Sport (Albania)

Korabi, gati projektet e reja

- Abdulla Dushku

Korabi e ka mbyllur aventurën në Superiore, duke mos rezistuar më shumë se një vit. Në 36 ndeshje, ekipi grumbulloi vetëm 13 pikë, duke arritur 2 fitore dhe vetëm shtatë barazime, në një kohë që pësoi 29 humbje. Administra­tori i klubit, Fehmi Mziu, në një prononcim për gazetën u shpreh: "Ka qenë një nga sezonet më të vështira të ekipit tonë, duke u ndëshkuar në shumë drejtime. Në radhë të parë, ky ekip nuk zhvilloi asnjë ndeshje në stadiumin e tij. Ndërkohë që edhe fati ishte kundër nesh, pasi në 5 ndeshjet e para nuk hynte goli, pa llogaritur më tej edhe disa probleme të vonesave në pagat e lojtarëve. Kemi gati projektet, por është ende shpejt për të përcaktuar objektivat e sezonit të ri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania