Panorama Sport (Albania)

Sezoni i ri, Ekuban ia lë derën hapur Partizanit

-

Kaleb Ekubanit i ka përfunduar periudha e huazimit nga Kievo te Partizani, ku zhvilloi një sezon të shkëlqyer me "demat", duke shënuar 17 gola. 23- vjeçari në një prononcim për "Supersport", pas ndeshjes në Korçë, nuk e përjashton mundësinë e vijimit të bashkëpuni­mit me Partizanin edhe për një sezon, por më parë i duhet që të bisedojë me drejtuesit e Kievos. "Sezoni mbaroi dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Pengu im i madh në këtë vit me Partizanin është goli që humba ndaj Kukësit. Mendoj se këtë moment do ta mbaj mend gjatë, por do të më forcojë më shumë për sezonin e ardhshëm. Sa i përket sezonit të ardhshëm, fillimisht më duhet të ulem e të bisedoj me drejtuesit e Kievos. E përsëris, nuk i dihet çfarë mund ta na sjellë e ardhmja, unë i lë gjithmonë dyert e hapura dhe kur vjen më e mira e zgjedh atë. Partizani mund të jetë një zgjedhje e mirë për mua. Futbolli shqiptar është i bukur dhe njëkohësis­ht shumë fizik. Nëse nuk futesh në fushë me grintën e duhur, mund të mposhtesh nga çdo skuadër. Kjo është e bukura e futbollit në Shqipëri", u shpreh Ekuban, i cili nuk e fshehu dëshpërimi­n që nuk shënoi në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania