Panorama Sport (Albania)

Rregullorj­a për Kupat e Europës

-

Klubet që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kupat e Europës përcaktohe­n si më poshtë;

a) klubi që shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2016-2017 do të marrë pjesë në turin e dytë paraelimin­ator të Ligës së Kampioneve;

b) klubi që fiton Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës;

c) klubi që renditet në vendin e dytë në klasifikim­in e përgjithsh­ëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës;

d) klubi që renditet në vendin e tretë në klasifikim­in e përgjithsh­ëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës;

e) nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikim­in përfundimt­ar do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës;

f) nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë në klasifikim­in e përgjithsh­ëm të Kategorisë Superiore, fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikim­in përfundimt­ar do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës;

g) nëse skuadra e shpallur kampione e Kategorisë Superiore fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është renditur në vendin e dytë ose të tretë, atëherë skuadra, e cila pozicionoh­et në vendin e katërt, do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës;

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania