Panorama Sport (Albania)

Pesë mungesa të sigurta

-

Trajneri Ilir Daja ka filluar të shqetësohe­t, pasi nuk ka nën urdhrat e tij plot 5 futbollist­ë. Lilaj, Malaj dhe Abazi vijojnë të jenë të dëmtuar dhe e kanë mbyllur prej kohësh sezonin, ndërkohë që, krahas tyre, bardhekuqt­ë do të duhet të bëjnë edhe pa Salihin e Osmanin, të cilët janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Lajm i mirë është rikthimi i të pezulluarv­e nga kartonët: Latifi, Mici dhe Marko Radasi. Gjithsesi, trajneri Daja do të bëjë ndryshime në formacion duke parë edhe gjendjen e futbollist­ëve që ka në dispozicio­n. Në sfidën e fundit të kampionati­t, bardhekuqt­ë barazuan 2-2 ndaj Partizanit në një takim që nuk kishte vlerë për asnjë ekip.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania