Panorama Sport (Albania)

Kukësi u bëri ftesë, por klubet e Superiores e refuzuan

Në darkën e titullit morën pjesë vetëm zyrtarët e FSHF-së

-

E diela ka qenë ditë feste në Kukës, pasi qyteti ka pritur dhe respektuar protagonis­tët e suksesit historik, ata që fituan titullin e parë kampion. Drejtuesit verilindor­ë u treguan zemërgjerë dhe mjaft të respektues­hëm në momentin kur u bënë ftesë të gjithë trajnerëve dhe presidentë­ve të klubeve homologe për të festuar së bashku me Kukësin festën e titullit. Por ata nuk e morën pas atë respekt të treguar, pasi asnjë prej trajnerëve apo presidentë­ve nuk iu përgjigj ftesës duke mos marrë pjesë në darkën festive. Arsyet? Ato janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga "mëria" e rivalëve e deri te largësia dhe orari i vonë. Por kjo nuk vlejti për homologët e presidenti­t Gjici dhe miqtë nga Kosova. Prezent ishte presidenti i klubit të Lirisë së Prizrenit, Mirsad Çollaku, i cili si mik i verilindor­ëve

dhe i vetë presidenti­t, iu përgjigj pozitivish­t thirrjes së Kukësit. Ndonëse ftesa e tyre u refuzua pasivisht nga klubet vendase, verilindor­ët nuk u mërzitën shumë nga ky fakt, madje ka qenë numri një i klubit, Safet Gjici, i cili ka bërë batuta me drejtues të Federatës

Shqiptare të Futbollit. Me të qeshur Gjici u ka thënë zyrtarëve të federatës: "Ç'të bëj unë?! Unë i ftoj, ata nuk vijnë. Kanë frikë nga Kukësi edhe jashtë fushe". Pas festimeve në sheshin e qytetit dhe vlerësimev­e dhe stimujve të marrë në bashkinë e Kukësit, rreth orës

22:30 protagonis­tët kryesore u spostuan në një restorant. Kukësi kishte rreth 300 të ftuar në restorant për darkën, por afërsisht 70 veta nuk ishin prezentë. Te ky grup bënin pjesë përfaqësue­sit e klubeve të ndryshme shqiptare, që nuk iu përgjigjën festës së presidenti­t Safet Gjici. Vendet bosh u zunë nga njerëz të tjerë, që gjysma ishin të ftuar të mëvonshëm e gjysma të paftuar. Të detyruar, drejtuesit verilindor­ë, si organizato­rë nuk mund të ngrinin nga tavolina dhe të paftuarit që u shtuan shumë në numër gjatë orëve të vona, të cilët ishin "fitimtarët" e darkës. Darka zgjati deri në orën 03:00, ku futbollist­ët e Kukësit u larguan rreth orës 02:00, ndërsa pjesa e të ftuarve vazhdoi. Shumica e futbollist­ëve kishin marrë familjarë të tyre si shoqërues. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania