Panorama Sport (Albania)

Sukaj: Ja të vërtetat e ofertave dhe pengu i sezonit të fundit

-

Xhevahir Sukaj ka treguar ofertat për të ardhmen, por edhe pengjet e tij gjatë këtij sezoni. Sulmuesi i Partizanit, i ftuar në emisionin “Ora Skaner ”, ka komentuar edhe rënien e Tiranës. E ARDHMJA – “Jam i lumtur te Partizani. Jam në një klub ku më janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe mund të them se është ndër të vetmet në Shqipëri që paguan 12 rroga. Kam kaluar një dëmtim të rëndë që pakkush do e mendonte se do të kthehesha kaq shpejt. Pengu i vetëm nga ky sezon është që të luaja 20 minuta më shumë ndaj Kukësit. Por nuk është e thënë që do të bëja gol, pasi unë për aq sa luajta i humba të dy topat që mora në zotërim”.

OFERTA – “E kam parë nga mediat që është e faktuar si ofertë nga Sepahani dhe mund të them që e kam gati. Por tani po më bëhet vajza për t’u regjistrua­r në shkollë, ndaj duhet t’i mendoj mirë gjërat që vendos. Gjithsesi, mund të them që nuk mendoj shumë për një rikthim në Iran. Dëshira është që të vazhdoj me Partizanin, por nuk e di çfarë do të ndodhë”. PARTIZANI – “ Derisa nuk kemi fituar titullin, nuk është sezon i suksesshëm. Mendoj se na ka penalizuar shumë fakti që kemi luajtur pjesën e parë të sezonit jashtë fushës. Pa diskutim që edhe gjyqtarët që na kanë masakruar dhe më vjen keq që kampionati u vendos nga prej tyre. Nuk kam asgjë me Kukësin, madje i uroj suksese. Ka shumë tifozë kuksianë që më pyesin se pse flas keq për ta, por unë thjesht kam thënë mendimin tim. Megjithatë, sipas meje, ekip më të mirë sesa Partizani nuk ka në Shqipëri”.

EUROPA – “Do ta quaja të dështuar totalisht këtë sezon nëse nuk kalojmë dy ture në Europë”.

TIRANA – “Po ta dija që do të arrinte në këtë pikë, nuk do t’ja kisha shënuar atë gol. Gjithsesi, po dëgjoj shumë të flitet për diçka me Kukësin. Që në fillim kërkoj ndjesë që po flas, sepse s’më takon mua të merrem, por nëse ju (ambienti sportiv) e thotë që ka pasur një marrëveshj­e me Kukësin, atëherë mendoj se nga aty ka nisur rënia dhe problemet e Tiranës. Kjo, për një fakt të vetëm se është e pamundur ta motivosh futbollist­in pas një ngjarjeje të tillë. Kam biseduar edhe me trajnerin se cilin preferonte ai që të binte, mes Tiranës dhe Vllaznisë dhe të dy e kishim të pamundur të thoshim një ekip se kush duhet të binte. Është shumë keq për të dyja”. PARTIZANI-LAÇI – “Nëse e ka bërë edhe Partizani në të shkuarën një marrëveshj­e? Nuk di ta them. Për sa kohë jam unë, nuk më ka thënë njeri të mos impenjohem maksimalis­ht, mirëpo po them që si në logjikën e Tiranës, edhe Partizani nëse e ka bërë aty le t ’i kërkojë arsyet e dështimit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania