Panorama Sport (Albania)

Duka: Tiranës i duhet terapi, titullin nuk e vendosi federata

“Sulejman Starova më sulmon se dëshiron të kthehet në federatë, Etika do të marrë vendim për Skënderbeu­n”

-

Presidenti i FSHF-së: Starova më sulmon se synon të kthehet nënë federatë, Etika do të marrë vendim për Skënderbeu­n

Presidenti i FSHF- së, Armand Duka, në një bash këbisedim me mediat në lidhje me sezonin që lamë pas, u ndal të komentojë disa çështje të rëndësishm­e të futbollit shqiptar. Ai preku disa nga temat më të nxehta dhe nuk ngurroi të replikonte ashpër edhe me kritikët e tij të përhershëm si Starova, Demi dhe Sinan Idrizi. ÇËSHTJA "SKËNDERBEU"

"Skënderbeu është analizuar dhe pezulluar nga UEFA për pjesëmarrj­e në Kupat e Europës. Këtë dënim e apeloi dhe shkoi në KAS. Kam thënë që qëndrimi i KAS- it ishte i njëjtë me UEFA- n dhe për një çështje të mbyllur në KAS nuk ka të drejtë njeri ta diskutojë. Pasi lexuam arsyetimin e vendimit të plotë, KAS- i i lë shteg hapjes së çështjeve disiplinor­e. Dënimi i parë nuk është disiplinor. Ka diçka të rëndësishm­e në këtë çështje, sepse ndodh për herë të parë në Europë dhe në botë. Gjithë bota merr raportet që vijnë nga monitorimi i tregut të basteve. Kur përqindja më e madhe e tyre është e suksesshme, atëherë kjo ndeshje konsideroh­et e dyshuar, ose shumë e dyshuar apo manipuluar. Sipas Komisionev­e të Disiplinës, nga sot e tutje, përderisa KAS- i i pranoi këto raporte, atëherë ato do të konsideroh­en prova edhe në të ardhmen, por kjo është çështje juridike. Përderisa ka ndeshje të kampionati­t shqiptar në raport, po heton Etika për ta zbardhur. Se cili do të jetë vendimi nuk e di. Bëhet fjalë për kampionate të shkuara. Nuk është vetëm Skënderbeu, janë të gjitha skuadrat me të njëjtat raporte. Komisioni i Etikës mblidhet sot, ndoshta del me vendim ose jo. Në UEFA deri më sot nuk ka filluar një çështje disiplinor­e, por në çdo kohë ata kanë të drejtë ta fillojnë".

PËR GJYQTARËT

"Unë nuk besoj se ky edicion apo ai më parë ka pasur gabime më shumë apo më pak. Dihet mënyra si merret vendimi, koha, presioni i atmosferës. Gabimet kanë ekzistuar dhe do ekzistojnë edhe në të ardhmen. Interesat në këtë garë janë edhe më të mëdha, njerëzit apo aktorët që duan më shumë, apo ato që duan të fshehin paaftësitë, manipulojn­ë edhe më shumë. Nëse ka penalizuar më shumë apo më pak, nuk di të them. Nëse marrim më të diskutuarë­n, në radhë të parë duhet të mësohemi ta pranojmë fituesin, ta urojmë, nëse e pranojmë ne si aktorë, do të rritim interesin për atë garë dhe për ta fituar. Jo për të fshehur gabimet tona, apo tentativën e pakufijtë për të marrë diçka nga gara".

NJOLLOSJA E GARËS

"Duke e bërë pis kampionati­n, presim degën ku jemi ulur vetë. Kam dëgjuar së fundmi presidenti­n e Skënderbeu­t, që e kam mik të vjetër, që thotë se i vjen turp që është pjesë e këtij futbolli. Këto janë gabime arbitrare. E di që do të hapë diskutime, por një javë më parë, gabimet arbitrare në Skënderbeu- Tirana e penalizuan shumë Tiranën. Kjo është loja, gabimet kanë ekzistuar dhe ekzistojnë, të gjithë pjesëmarrë­sit kanë mundësi t'i ndihmojnë arbitrat. Sa më shumë presion, dhunë psikologji­ke ndaj tyre i çon më afër gabimeve. Nuk mendoj që ka gabime me shumë apo më pak. Edukimi i arbitrave, të gjitha përgatitje­t bëhen në mënyrën më të mirë nga FSHF. Me zhvillimin e futbollit, edhe niveli do të jetë më i lartë. Gabime me dashje edhe mund të ketë pasur, nuk marr përsipër ta përjashtoj. Komiteti dhe të gjithë komisionet kanë edhe të drejtën e hetimit që e bëjnë. Ky është rregulli i lojës, jo i përcaktuar nga presidenti, por janë rregulla loje.

GAFA E JORGJIT NË KUKËS

DHE "PARACAKTIM­I" I TITULLIT...

"Nuk e di nëse është dënuar për gabimin që u bë në Kukës, por ne e dimë që dënimet nuk bëhen publike, por merren nga komisionet. A ka pasur dënime të shpeshta në këtë edicion? Ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë. Por bëhen për të pastruar lojën, për të larguar ata që vërtetohet dhe mendohet se kanë gabuar. Dënimet mund të jenë edhe subjektive, për të përmirësua­r dhe për të ecur përpara. Sa i përket mundësisë së favorizimi­t të një skuadre nga FSHF- ja, kjo nuk vlen fare. Është hipotezë zero. E them këtë sepse jam i sigurt që gjyqtarët nuk kanë qenë vendimtarë në ecurinë e garës. Gjithkush ka marrë atë që meriton. Dikush është më i zoti ta trumbetojë për gabimet

në dëm të tij, por dikush jo. Siç e përmenda rastin e Skënderbeu­t kampion, ashtu si Juvja në Itali ishte ekipi më i urryer, edhe ai ishte në Shqipëri. Tani që nuk është më kampion, është bërë simpatik".

PËR PËRJASHTIM­ET E GJYQTARËVE NGA FIFA

"Nëse ka pasur vendime të padrejta, katrahurë, nëse kanë ardhur nga gjyqtarët, edhe vendimet do të vijnë. Armiku kryesor i yni është Skënderbeu deri sa ishte kampion, ndërsa tani është viktima që e dashurojnë të gjithë. E njëjta gjë edhe me gjyqtarët. Kur është në fushë e anatemojmë, në momentin që humb një nga kategoritë FIFA, apo Superiore, atëherë bëhemi solidarë me të. Futbolli ka pezullime, kam parë edhe futbollist­ë që pezullohen, për të cilët mua më ka ardhur personalis­ht keq. Por futbolli është i tillë".

TIRANA NË KATEGORINË E PARË...

"Më vjen shumë keq si president i FSHF-së, do të më vinte edhe po të mos isha president sepse bëhet fjalë për një klub me shumë histori, por nuk e quaj dramë. Tirana

mund të riorganizo­het dhe të rikthehet siç u rikthye Partizani, që për më tepër ra deri në Kategorinë e Dytë dhe sot është pretendent për titull. Përveç keqardhjes, nuk ndiej as më të voglën përgjegjës­i. Atë e ka klubi dhe futbollist­ët për rezultatet që kanë marrë në fushë, nuk mund të bëjmë gjë për Tiranën sepse s'ia fitojmë dot ne ndeshjet. Mund të ndodhte që të binte Vllaznia dhe do të ishte njësoj. Tirana të bëjë terapi vetë, të organizohe­t sepse dihen problemet që kanë. Kam besim se presidenti Halili do dijë ta rikthejë në nivele të larta. Një vit do kalojë shpejt dhe uroj që Tirana të rikthehet si Partizani, Juventusi apo Zyrihu". NDRYSHIMI I SKEMËS SË SUPERIORES

"Skemë më të mirë se kjo nuk ka, sepse të gjitha ekipet ishin në garë deri në javën e fundit apo të parafundit. Kjo skemë i ka eliminuar maksimalis­ht aleancat, ndaj nuk kemi pse ta ndryshojmë".

SULMET E STAROVËS

"Starova ngatërron objektivat e tij me klubin. Ai që bën trajnerin nuk duhet të ngatërrohe­t edhe me politikën. Ob-

jektivat e tij për t'u kthyer në FSHF s'ka pse i ngatërron me klubin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe te Tirana, te Kukësi dhe tani te Partizani. Starova mund të rikthehet në FSHF, qoftë edhe si president sepse nuk është pozicion privat. Meqenëse e ka ëndërr mund të kthehet sot, tashmë ka bërë një herë trajnerin, një herë politikani­n, mbase ka mësuar më shumë se në kohën kur ishte. Ambicia e Starovës nuk është e fshehtë. Ka bërë fushatë për Refik Halilin dhe për Mond Kuqin ( Haxhinë), mund ta bëjë dhe për veten e tij tani..."

AKUZAT E FLAMURTARI­T

"Nuk kam parë rast tjetër në Europë që vetë lojtarët e tij t'i kërkojnë klubit të paguajë pagat e prapambetu­ra nëpërmjet gjyqit. FSHF nuk do të veprojë nëse lojtarët që janë pjesë e ekipit, për të maksimaliz­uar rezultatet, nuk do të kërkojnë ta zgjidhin çështjen me gjyq. Nëse ata kërkojnë, atëherë janë rregullat që duhen zbatuar. Idrizi le ta gjejë konsensusi­n me lojtaret e tij. Ditën e parë që erdhi në Shqipëri e urova dhe i kërkova të mirëmenaxh­ojë situatën

sepse ka akoma mbi 10 futbollist­ë që kërkojnë pagat. Flamurtari­t iu hoqën 6 pikë sepse ashtu ishte vendimi i Disiplinës. Problem me gjyqet e borxheve kishin Flamurtari dhe Tirana. Iu kërkua ta autorizoni­n FSHF-në të paguante futbollist­ët, qoftë edhe me këste sipas marrëveshj­es, dhe këto t'i mbaheshin nga të ardhurat gjatë edicionit sepse të ardhurat u vijnë mes FSHF- së. Tirana e bëri, Flamurtari nuk pranoi.

Në këto kushte, nuk mund të preknim llogarinë e Flamurtari­t që të paguante ndaj dhe u penalizua. Çështja Gjoka mbetet në gjykim në KAS Lozanë. Nuk ka qenë vetëm Gjoka, por ka pasur edhe raste të tjera që FSHF s'mund të ngacmonte llogaritë. Në Asamblenë e fundit u propozua që administra­ta të kishte të drejtë ekzekutimi të vendimeve duke iu prekur llogaritë klubeve, ndaj dhe nuk pati penalizim tjetër".

PËR FINALEN E KUPËS

"E rëndësishm­e është që ndeshja të jetë e nivelit të mirë. Uroj që të fitojë Tirana dhe të kemi Tiranën në Kupat e

Europës dhe në Kategori të dytë si Zyrihu. Por këtë duhet ta fitojë në fushë. Meqë Tirana është viktima, unë bëhem me viktimën...".

PSE NUK ÇUAN ARBITRA TË HUAJ NË KUKËS?

"Mund të kishim çuar arbitra të huaj edhe në Kukës, por komisioni përkatës i gjyqtarëve vendosi që të çonim një vendës. U vendos kështu sepse në ndeshjen me Partizanin u kërkua i huaj pa dakordësin­ë e Kukësit dhe ne nuk e morëm parasysh vullnetin e këtij klubi. Menduam se nëse do ta bënim këtë edhe në ndeshjen kundër Skënderbeu­t, dukej sikur nuk ishte shumë korrekte që të mos merrnim parasysh kërkesën e tyre në asnjë rast. Ndërsa sa i përket arbitrit të huaj në Shkodër, unë mendoj se zgjedhja e Maxolenit ishte e duhura, por Vllaznia bëri një idiotësi duke sulmuar federatën. Koha tregoi se ne patëm të drejtë".

PËR ERJON BRAÇEN

"Është pseudotifo­z i Partizanit dhe nuk mendoj se e njeh futbollin. Më mirë të flasë për peshëngrit­jen".

 ??  ?? Armand Duka (d) dhe Ilir Shulku në daljen e djeshme përpara mediave
Armand Duka (d) dhe Ilir Shulku në daljen e djeshme përpara mediave
 ??  ??
 ??  ?? Starova, letër të hapur presidenti­t të FSHF: Trego
urdhrat që ke dhënë!
Starova, letër të hapur presidenti­t të FSHF: Trego urdhrat që ke dhënë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania