Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu-Tirana, një Kupë si... ngushëllim

Etika shtyn vendimin, por bardhekuqt­ë regjistroh­en në Ligën e Europës

- LLAZI SARO

Ilir Daja kërkon trofeun e parë si trajner i Skënder beut. Kupa e Shqipërisë nuk është fituar asnjëherë nga klubi korçar dhe sot është shansi i artë që në përballjen kundër Tiranës korçarët të bëjnë të tyre këtë trofe. Trajneri që drejtoi bardheblut­ë në fazën e parë dhe më pas në të tretën u vendos në krye të Skënderbeu­t mendon vetëm fitoren, pasi sipas tij Kupën e meritojnë tifozët korçarët. Në intervistë­n për "Panorama Sport", kreu i pankinës bardhekuqe i përgjigjet edhe trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova, i cili pat deklaruar se Daja nuk duhet të flasë më pas ankesave për humbjen e titullit. Gjithashtu, trajneri i korçarëve konfirmoi se skuadra është e qetë dhe nuk ndikohet aspak nga zërat për një dënim të mundshëm.

Mungesa dhe zhgënjim prej titullit të humbur. A është Skënderbeu gati për të fituar Kupën?

Besoj se jemi të karikuar dhe në një gjendje të mirë për të fituar këtë finale. Përveç mungesave të Salihit, Osmanit, Lilajt, Malajt dhe Fukuit, i cili nuk është më pjesë e grupit si pasojë e problemeve fizike, mund të them që lojtarët e tjerë kanë zhvilluar normalisht seancat stërvitore dhe janë gati për këtë takim. Fakt është që Latifi dhe Mici, të cilët kanë pasur probleme nga dëmtimet, janë rikthyer tashmë dhe do të luajnë në ndeshjen kundër Tiranës.

Në aspektin psikologji­k, si e keni parë grupin?

Gjatë këtyre ditëve që kam folur me lojtarët, i kam parë të përqendrua­r dhe të qetë. Janë të qetë, pasi kanë bërë një kampionat mjaft të mirë. Por, nga mënyra se si ky titull nuk u arrit të fitohej, ata janë akoma edhe më të qetë, pasi në vetvete ndihen plotësisht si një grup fitues.

Do të gjeni një Tiranë të goditur pas rënies nga Superiorja. Prisni një fitore të thjeshtë apo do të jetë edhe më e vështirë?

Natyrisht që Tirana nuk është mirë psikologji­kisht pas shokut që pasoi dhe zbritjes një kategori më poshtë. Megjithatë, unë mendoj se specifika e Kupës është ndryshe dhe çdo ekip e gjen motivimin për të zhvilluar një 90-minutësh të mirë. Për më tepër që Tirana kundër skuadrave të forta si ne ka hapur gjithmonë probleme.

A mund ta quajmë sezon të suksesshëm nëse fitoni Kupën?

Kupa ka qenë një objektiv i klubit që në kohën kur unë erdha këtu. Pavarësish­t se ishte një objektiv dytësor, unë mund të them se me humbjen e titullit, tashmë ka kaluar në plan të parë për ne. Duhet të bëjmë një takim të mirë dhe të sjellim kupën në Korçë, pasi ai publik dhe ai qytet e meriton. Pra, t'i bëjmë mbylljen e duhur sezonit.

Fakti që Etika pritet të japë një vendim për Skënderbeu­n dhe zërat që shtohen për një dënim, sa ndikojnë në skuadër?

Mendoj se nuk ndikojnë, pasi ekipi më është dukur i qetë.

Edhe unë personalis­ht jam i qetë, sepse UEFA e ka marrë një vendim kundër Skënderbeu­t dhe nuk shoh hapësirë për një tjetër. Megjithatë, ne presim pa frikë vendimin e Etikës.

Në fakt, vendimi u shty për më 4 qershor. Kjo do të thotë se ekipi do të vijojë i qetë punën për Ligën e Europës, si e kuptoni?

Natyrisht që po, e përsëris jemi të qetë dhe do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Pas finales së Kupës, skuadra ka në dispozicio­n pesë ditë pushimi dhe menjëherë pas tyre më 7 qershor do të fillojë grumbullim­in. Do të vijojmë fazën përgatitor­e, ku do të mundohemi të bëjmë maksimumin për të qenë sa më të kompletuar dhe në formë për ndeshjen e parë të Ligës së Europës.

Së fundmi, a keni një përgjigje për trajnerin e Partizanit, Sulejman Starova, i cili theksoi se ju nuk duhet të flisni? Së pari, për shkak edhe të temperamen­tit tim, nuk ka asnjë që të më mbyllë gojën apo të më kërkojë që të mos flasë. Së dyti, nuk dua të bëj asnjë replikë me kolegun tim, sepse do të bëja të njëjtin gabim që bëri ai. Për momentin, preferoj kështu, sepse kam një ndeshje përpara. Më vonë të shohim. Jam i qetë, sepse kam folur vetëm për ekipin tim dhe punën time. Tani jam i zënë duke menduar për ndeshjen finale, ndërsa Starova është më i lirë të analizojë të tjerët. E përsëris, unë dua të mendoj vetëm për finalen dhe fitoren kundër Tiranës.

 ??  ?? 	
  
   
 
            
                                   
    
   
                           #$  %
&
        
         %              
       #   
 %   $        #      #      (      
                )#       ( $ * +  
 %$  
   $# #     $  $         ...
#$ % & % # % $ # # ( )# ( $ * + %$ $# # $ $ ...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania