Panorama Sport (Albania)

De Biazi kthen Kaçen: Pse nuk ika nga Shqipëria

"Kam refuzuar shumë oferta, s'e shkel fjalën e dhënë"

- OLSI TUJANI

Xhani De Biazi është në muajt e fundit të kontratës së tij me Shqipërinë, por ende nuk ka asnjë sinjal rinovimi as prej tij dhe aq më pak prej institucio­nit të futbollit në vendin tonë. Megjithatë, në intervista­t e dhëna në media të ndryshme europiane, tekniku italian rikujton gjithmonë se...

Xhani De Biazi ësh të në muajt e fun dit të kontratës së tij me Shqipërinë, por ende nuk ka asnjë sinjal rinovimi as prej tij dhe aq më pak prej institucio­nit të futbollit në vendin tonë. Megjithatë, në intervista­t e dhëna në media të ndryshme europiane, tekniku italian rikujton gjithmonë se gjatë kësaj periudhe që ka qenë në krye të Kombëtares shqiptare, ka refuzuar oferta të majme. Ergys Kaçe

Disa muaj më parë, Ergys Kaçe u shndërrua në çështje pranë Kombëtares për vetë përplasjen që pati me trajnerin De Biazi. Mirëpo, në grumbullim­in e fundit të kuqezinjve pas ndeshjes me Italinë, tekniku pati një tjetër prishje të marrëdhëni­eve me mesfushori­n e Bazelit, Taulant Xhakën. Në këto kushte, kur konkurrenc­a në ekip ulet ndjeshëm, trajneri duket se ka qenë i detyruar që të rikthejë 23-vjeçarin e PAOK-ut, edhe pse nuk ka pasur mjaftueshë­m hapësirë në ekipin grek. Kaçe pritet të rikthehet në Kombëtare për dy ndeshjet e radhës në muajin qershor, të cilat do të luhen ndaj Luksemburg­ut dhe ndaj Izraelit. QËNDRIMI TE SHQIPËRIA

Tekniku i kuqezinjve tregon për mediat pranë "tio.ch" se e ka mbajtur fjalën me Shqipërinë. "Jam ndier i përfshirë në projektin me Shqipërinë. Ka qenë projekt i vlefshëm. Kam pasur mundësinë të rindërtoj ekipin kombëtar dhe ka qenë diçka entuziazmu­ese. Gjatë kësaj periudhe kam refuzuar shumë oferta për të qëndruar atje. Kam qëndruar sepse projekti ka qenë interesant dhe jam një prej atyre njerëzve që e mbajnë fjalën e dhënë", është shprehur tekniku i Kombëtares. VAZHDIMËSI­A

Ai ka deklaruar se një trajner që merr kënaqësi në një ekip dhe garanci për pranimin nga drejtuesit e skuadrës, atëherë bën mirë që të qëndrojë. "Tramexani te Lugano? Nëse teknikun e duan në ekip, nëse merr garanci se ka besimin e drejtuesve dhe nëse klubi i ofron një projekt për të ardhmen, atëherë sigurisht që duhet të shtyjë qëndrimin në të. Në të kundërt, kur një

teknik merr një ofertë cilësore nga skuadra me emër dhe oferta është diçka e vlefshme, atëherë bën mirë që t'i përgjigjet asaj dhe të ndryshojë ambient", është shprehur De Biazi. Tekniku i Kombëtares shqiptare është në kontratë me

Federatën Shqiptare të Futbollit deri në mbyllje të këtyre kualifikue­seve, mirëpo deri në këtë fazë, ku ka mbaruar gjysma e ndeshjeve për t'u luajtur, nuk ka asnjë sinjal për të shtyrë bashkëpuni­min edhe në të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania