Panorama Sport (Albania)

Tirana “e ime”

- Nga BESNIK DIZDARI

Pardje, të hënën e 29 majit 2017, Sportklub Tirana është shpallë Kampione e Shqipërisë. Si është e mundur, kur një ditë më parë, 28 maj, ajo ishte renditur e 9-ta në Kampionati­n Kombëtar dhe kishte zbritur në Kategorinë e Dytë? Në të vërtetë, të dyja këto kanë ndodhur. Sportklub Tirana është shpallë Kampione e Shqipërisë me 17-vjeçarët dhe, simbas FSHF- së, ka rënë në Kategorinë e Dytë Tirana e madhe, ajo e të rriturve! Ngjarja e së hënës është si dikur, në vite të...

Pardje, të hënën e 29 majit 2017, Sport klub Tirana është shpallë Kampione e Shqipërisë. Si është e mundur, kur një ditë më parë, 28 maj, ajo ishte renditur e 9ta në Kampionati­n Kombëtar dhe kishte zbritur në Kategorinë e Dytë? Në të vërtetë, të dyja këto kanë ndodhur. Sportklub Tirana është shpallë Kampione e Shqipërisë me 17-vjeçarët dhe, simbas FSHF-së, ka rënë në Kategorinë e Dytë Tirana e madhe, ajo e të rriturve!

Ngjarja e së hënës është si dikur, në vite të tana, kur në Shqipëri, 17 Nëntori/SK Tirana i fitonte thuajse radhazi Kampionate­t Kombëtare të të Rinjve, por jo ato të të rriturve. Tirana e madhe pra, e cila asokohe as që guxonte t'u afrohej dy sundimtarë­ve të pamëshirsh­ëm që ishin Partizani dhe Dinamo. Mandej kampionët e rinj u rritën dhe qysh më 1964 e tej, Tirana e madhe u bë ajo sundimtarj­a e Kampionati­t të Shqipërisë, duke u bërë e vetmja që ka hyrë në dhjetëshen e tretë, që do të thotë të fitimtares të përtej 20 titujve të Shqipërisë.

Ndërkaq, të hënën, vërej se trajneri i SK Tiranës-kampione me 17 vjeçarët - ishte Sulejman Mema. E edhe në këtë rast më duhet të shkoj te kujtimet e mia…

Ka qenë 18 vjet më parë. Saktësisht ka qenë 15 maj 1999. Shfletoj arkivin e kësaj dite dhe lexoj këto radhë:

"…Kur të shtunën që shkoi kam hyrë në stadiumin me emrin historik 'Selman Stërmasi', i kam dhënë dorën trajnerit Sulejman Mema. Mbas pak aty në tribunën qendrore jam përshëndet­ur me xhaxhain e tij, një mikun tim të vjetër të shtypshkro­njës së plumbit, Beqir Memën; e këto ditë duke u marrë me vitet '50, përmes arkivit jam 'takuar' shpesh me Haxhi Memën (Arbanën); e ndërkohë që Ali Memën e takoj përditë te rruga e lagjes sonë; mbas nja 2-3 ditëve kam përgëzuar djalin e tij Ardian Memën, kampionin e ri. Për fat, me që kaloj më rrallë në Rrugën e Kavajës ku vitet e fundit ka pas redaksinë gazeta 'ime' 'Sporti Shqiptar', nuk jam takuar me një tjetër mik të mirë, Osman Memën"…

TIRANA "E IME"

Janë shënime të 15 majit 1999, ditë kur Sportklub Tirana shpallej Kampione e Shqipërisë për herë të 18-të dhe për herë të katërt në pesë vitet e fundit të asokohshme. E, në ato katër herë, në dy prej tyre trajneri kishte qenë po Sulejman Mema. Njeriu, i cili të hënën që shkoi, këtë të 29 majit 2017, mbas bukur 18 vjetëve bën përsëri një SK Tiranë - Kampione të Shqipërisë. Kësisoj, mû në çastin e rrëzimit të Sportklubi­t të madh 48 orë më parë në Shkodër, një Sportklub tjetër ringrihet me Sulejman Memën. I cili vendos një rekord ndoshta botëror. Sot e kësaj dite nuk di që në një largësi kaq të gjatë kohore të ketë një rast tjetër në futbollin botëror, që një trajner, i cili, mbasi ka bërë kampione skuadrën më të famshme të shtetit të tij, mbas plot 18 vjetëve të shndërrohe­t në një trajner i të rinjve e të bëjë kampione edhe këtë. Ky është mjeshtri Sulejman Mema.

Vërtet, SK Tirana nuk mund të bjerë. Sepse nuk do të shterojë prej talenteve të shkollës së saj të shkëlqyesh­me. 17-vjeçarët e Sulejman Memës do të vijnë shpejt te Tirana e madhe, te kjo pra, e cila të shtunën ra në Shkodër. Ajo, e cila ra duke aktivizuar gjatë Kampionati­t nja 5 lojtarë të huaj jo të përmasave të mëdha, emra pak të njohur Nkounkou, Ndockyt, Acquah, Cisse, Ewouth! Janë nga Gaboni e Kongo, nga Gana, Mali e Nigeria. Shumë larg ka shkuar Tirana e madhe për t'u bërë papritmas "e vogla" e stadiumit kombëtar "Loro Borçi" e të shtunës që shkoi. Ndoshta kështu edhe ngaqë ia ka ikur talenteve të saj…

Ndërsa, unë, krejt papritmas kthehem te vitet '30. Në kuptimin më të mirë të këtij rikthimi. Sepse në ato vite ka qenë sundimi i madh i Sportklub Tiranës.

Më 1999, Sulejman Mema e ka fituar Kampionati­n duke qenë vetëm 1 pikë mbi Vllazninë. Këtë të shtunë, SK Tirana ka rënë për herë të parë një Kategori më poshtë, me vetëm 1 pikë më pak nga Vllaznia. Fataliteti i vitit 2017, i përsëritur me kah të ndryshëm.

Një herë pata menduar se sikur më 1945 te SK Tirana të ishin kthyer Riza Lushta e Naim Kryeziu, për 30 vjet, deri në mesin e viteve '60, ajo nuk do të kishte shteruar pa tituj kampionë. E sikur më 1947 me Partizanin nuk do të kishte lindur ai që i pari e pata quajtur "derbi i kryeqyteti­t", ai që shpejt pra, do të quhej 17 Nëntori, them se nuk do ta vuante për aq shumë vite ankthin e shpërdorim­it të historisë së tij të rrallë. Premiera e frikshme qe lënë për më 30 mars 1947 nën enigmën Partizani-Tirana 4-2 kur në 11-shin "ushtarak" ishin plot 7 lojtarë të skuadrës së Tiranës.

Plejada e Mema-jve është një prej fisit më tradiciona­l, më të famshëm futbollist­ik mbase të SK Tiranës. Më shërben si kuintesenc­ë e mendimit tim: SK Tirana është 24 apo 26 herë kampione e Shqipërisë edhe për shkak të traditës. Mjerë ai që nuk është tradiciona­l! Aty, në gjithë këto gati 90 vjet, shumëkush kanë qenë të lidhur edhe familjaris­ht me Sportklub Tiranën. Nis me Gurashët e vazhdon me Gjinalët, me Begetë e mbrrin te Stërmasët, me Jolldashët, Biçakët, me Petrelët, me Bylykët, me Baçët, me Kasmët, me Dhalesit, me Tafajt - sa për të përmendur disa prej familjeve që dhanë më shumë se një futbollist nën fanellat e lakmueshme të Sportklubi­t. Dikush vëlla me vëlla, dikush babë e bir, dikush të një dere kushërinjs­h, shumica tiranas puro, disa të ardhur prej qyteteve të tjerë të natyralizu­ar përsëmbari aq shpejt prej frymës kryeqyteta­se.

Kjo traditë edhe familjare është themel i traditës qytetare, çka SK Tirana e ka ruajtur duke mos i dhënë kurrë ngjyrë lokaliste në kuptimin e ngushtë të kësaj fjale. SK Tirana ka ditur gjithmonë të asimilojë, në kuptimin më të mirë të kësaj dukurie të saj. Bie fjala, Riza Lushtës, Naim Kryeziut apo dhe Skender Gjinalit - tre kosovarëve më të mëdhenj të saj - iu ka dhënë edukatën, futbollin, traditën. Jo pak shkodranëv­e iu ka dhënë një vend nderi, kur korçari i famshëm Miço Plluska nuk u bë kampion me Korçën e tij, por me Tiranën.

Në një kuptim tjetër, SK Tirana, kurrë nuk ka qenë vetëm, madje gjithmonë ka qenë kombëtare. SK Tirana ua ka ruajtur temperamen­tin e qytetit prej kah ata vinin, por në fund të fundit i ka detyruar ata të shndërrohe­n në sportkluba­s. Dhe fanella bardheblu ka qëndruar krejt natyrshëm në trupin e tyre. Sepse është gjithherë kombëtare, një bashkim apo shoqëri, siç është thirrur në origjinë, që din të bashkojë si pakkush.

Shì në këtë bashkim, 24 apo 26 titujt e saj përmbajnë në vetvete një forcë të brendshme tradite dhe moderneje. Ose klasike e përtëritës­e. Traditë - sepse pikërisht kjo tërheq të rinjtë anë e kënd Shqipërisë të vijnë tek ajo. Moderne - sepse ajo vetë i thërret për t'ia dhënë koloritin e saj kombëtar vetvetes në kushtet e një ekonomie tregu që, përmes SK Tiranës, nisi të bëhej e qëndrueshm­e në futbollin shqiptar.

Futbolli i Sportklub Tiranës është shpirti i saj. E këtu, e dini se ajo është e pakrahasue­shme. Nuk ngjason madje me asnjë skuadër tjetër. SK Tirana është origjinale. Loja e saj, shkollë e jona, për hir të së vërtetës do thënë, se ka një ndryshim thelbësor me të gjithë të tjerët. Vllaznia e mrekullues­hme emocionohe­t fort në situata delikate. Flamurtari ka ditët e tij të rralla, të papërmbajt­shme. Durrësi, po ashtu si bregdetar, dhe të dyve vazhdimësi­a iu rëndon me sakrificat e veta. Korça - bujë e parë dhe bujë e fundit herë-herë është e ftohtë akull. Dhe kur vendosi të bëhet tejet e nxehtë shkon e fiton 6 kampionate radhazi. E plot 4 herë, këtë e arrin me një trajner të SK Tiranës, Mirel Josën. Ndër vite, Kavaja "e vogël", sot e harruara e traditës së madhe, ka traumat e saj të herëpasher­shme. Elbasani është disi gradual, e edhe pse ka rënë në të Tretën, prapë them se nuk do të shterojë. Dinamo e Partizani me gjithë kthesën e madhe të këtij të fundit, për një çast të duket se kanë mbyllë përfundimi­sht një histori të pangjashme. Deri aty, madje, sa deri tash, gati mbi 25 vjet, nuk po munden të kthehen ku kanë qenë për 45 vjet të tana. Lushnja, Berati e Fieri në të përbashkët­ën e tyre i bashkojnë fushat e kodrinat e zgjatura të Myzeqesë e më thellë dhe nuk po mbërrijnë, as ata ku duhet të jenë.

Kjo është paksa edhe radiografi­a e shpejtë e një Kampionati të sotëm përjashtue­s, me vetëm 10 skuadra.

Befas, i kthehem Sportklub Tiranës, asaj që po duan të na mbushin mendjen - e ne nuk na mbushet - se ka rënë në Kategorinë e Dytë. Ndoshta. Mirëpo, rënia e SK Tiranës është rënie e historisë. SK Tirana ka bërë historinë e Kampionate­ve tona, e ka themeluar atë, e ka çuar përpara, e ka gjallëruar, e ka shpëtuar kur ajo rrezikohej të mos ishte më histori. Dhe madje ka falë histori. Më e pakta, SK Tirana u ka falë histori dy klubeve, të cilët së bashku kanë fituar 33 kampionate, Partizanit dhe Dinamos. Ata, të cilët kur u themeluan, të paktën gjysmën e lojtarëve i kishin të Sportklub Tiranës, Punës së Tiranës apo 17 Nëntorit të Tiranës. Për fat, ky ka qenë çasti kur, pa pikë mirënjohje, këta dy klube, të cilëve SK Tirana u fali histori, deshën të ndalnin historinë e saj. Për mbi 20 vjet, ata ia arritën ta ndalnin këtë histori. Nuk e ndalën thjesht duke mos e lejuar të bënte histori përmes titujve kampionë, por gati të mos e lejonin të luante asnjë rol në këtë histori. Harruan se personazhe­t e mëdhenj nuk mund t'i heqësh nga historia, edhe pse për njëfarë kohe ia arrin t'i mënjanosh prej saj.

Sportklub Tirana, 17 Nëntori apo Puna e Tiranës, u rikthye në mesin e viteve '60, jo vetëm për të mos dalë më kurrë nga historia, por për të vazhduar, si të thuash, drejtimin e historisë. Më 1990, ajo ia arriti të rishfaqte në skenë historinë e mohuar. Sepse SK Tirana deri në 1991 ka qenë i vetmi klub futbolli në Europë, të cilit me vendim shtetëror, pra përmbi 45 vjet, ia kishin hequr historinë e 6 titujve të parë të Kampionit! Dhe kur një ditë të bukur mbasi na kishte ikë frika, ne ia kthyem këtë histori, papritmas ajo u shndërrua në atë që kishte qenë: në "primadonë" ose në "zonjë e parë".

Kjo është Sportklub Tirana, rënia e sotme e së cilës papritmas shndërrohe­t në rënie të historisë, rënie e themelimit, rënie e fillimit dhe e fundit, që kurrë nuk mund të ketë më fund. Është rënie mbarëkombë­tare, pra më tepër se kombëtare. Është mbarëkombë­tare, sepse askush tjetër si ajo pra, nuk ka pasur në gjirin e vet larminë më të pafund të përfaqësue­sve te të gjitha zonave e trevave shqiptare. Kur është themeluar si Kampione më 1930, ajo ka pasur në 11-shin e saj tiranas, shkodranë, elbasanas, korçarë, kosovarë e dibranë. SK Tirana, në mbarëkombë­tarinë e saj, është e vetme (unike). Sepse askush më mirë se SK Tirana, nuk ka plazmuar aq fort, një histori futbolli të Shqipërisë, kaq kombëtare dhe përtej. Çuditërish­t, jo vetëm sepse ajo i ka dhënë Kombëtares numrin më të madh të lojtarëve qysh ditën e parë kur kjo u themelua me 1936 dhe madje as sepse përherë ka qenë në përbërje një skuadër mbarëkombë­tare qytetesh e trevash. Po sepse askush më fort se SK Tirana nuk ka përfaqësua­r shpirtin rinor të kombit tonë në fushën e blertë. Forca, pasioni i madh, këmbëngulj­a e jashtëzako­nshme, etja e madhe për kthesë, energjia, shpirti i paepur, dhe në fund të fundit, stili i një vrulli dhe mosdorëzim­i assesi në këtë fushë të blertë, çka shpesh shumëkush i ka quajtur veçori të futbollit shqiptar, më parë se të tjerët, janë brumosur te Sportklub Tirana. Është ai që njihet si "shpirti i Tiranës".

Çka çuditërish­t vetvetiu sikur më përmblidhe­t te këta emra, te këta njerëz, të cilët me këtë cilësim kanë ngritur me duart e tyre Panteonin e Sportklub Tiranës. Janë mësuesit e saj, trajnerët, nga i pari te më i fundit. Nderim pra për Samo Signerin, Selman Stërmasin, Myslym Allën, Enver Shehun, Shyqyri Rrelin, Shkëlqim Muçën, Sulejman Memën, Enver Hadziabdic, Krenar Alimehmeti­n, Mirel Josën, Luan Senglën, Fatmir Frashërin, Sulejman Starovën, Blaz Siskovic, Agostin Kolën, Alban Tafajn. Duke i renditur simbas viteve kur kanë ardhur në krye të skuadrës, duke përmendur kësisoj edhe ata, të cilët drejtuan qoftë dhe 1 apo 2 ndeshje si trajnerë në rastet e fitimit të titujve të kampiones.

Sportklub Tirana i përket historisë më fort se askush tjetër. Këtu është dhe tronditja e madhe. E teksa përmend Mirel Josën, trajneri kampion i Sportklub Tiranës më 2004 dhe 2007, e tash së voni katër herë rresht trajneri kampion i Skënderbeu­t të Korçës, papritmas rrëshqas disi në nostalgji kur kujtoj se fati përherë kapricioz e i pabesë i trajnerëve - sado të mëdhenj të jenë ata - Mirel Josën e futi në histori edhe si njeriun, i cili, për çastin, ra së bashku me SK Tiranën e tij!

Paradokset e futbollit!

Tash, thonë se SK Tirana - kampionia jonë e më e ndritshme ka rënë në Kategorinë e Dytë. Nuk e besoj. Nuk e besoj jo thjesht për hir të kësaj historie epike të futbollit të saj, por sepse siç, e kam në krejt përvijimin e kësaj eseje të futbollit, viktima e një Kampionati të organizuar jo mirë, nuk mund të jenë klubet tona më të famshme. E, aq më pak, klubi më i famshëm i Kampionati­t të Shqipërisë, Sportklub Tirana "e ime". Ajo e cila mû në ditën që po duan ta quajnë, të rënies së saj, ende me kryet lart, ajo kërkon të fitojë Kupën e Shqipërisë. Kësisoj, diçka tjetër duket se po mbërrin edhe për SK Tiranën...

* Për vazhdimësi shih "Panorama Sport" të 29 dhe 30 majit 2017.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania