Panorama Sport (Albania)

Kukësi nis merkaton, pritet një bomber kroat

jici ëndërron grupet e Ligës së Europës, priten goditje të mëdha për turin e dytë të hampions it

- SKERDILAID SULOZEQI

bulohet emri i parë në merkaton e Kukësit. Burime të sigurta të "Panorama Sport" pranë klubit kampion në fuqi kanë konfirmuar dje se drejtuesit janë në negociata me sulmuesin kroat, Tomislav Kish. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është në pronësi të Hajdukut të Splitit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit belg, Cercle Bryzh. Kish është një lojtar me karakteris­tika të ndryshme nga sulmuesit aktualë të Kukësit. Ai mund të luajë qoftë në qendër të sulmit, por gjithashtu edhe nga krahët. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të fortë fizikisht dhe që e njeh mirë portën, teksa shquhet për goditjet nga jashtë zone. Në sezonin e fundit ka shënuar 8 gola në 19 ndeshje të luajtura me Cercle Bryzh, që militon në ligën e dytë të Belgjikës. Karriera e 23vjeçarit ka nisur te gjigandët kroatë të Hajduk Splitit. Kish është aktivizuar për një sezon e gjysmë me skuadrën nga Spliti, duke shënuar 5 gola në 31 ndeshje. Më pas, ai është huazuar në skuadrën kroate, Dug- opolje, për të vijuar me klubet sllovene, Gorica dhe avrç. Në dy vitet e fundit është bërë pjesë e kampionati­t belg, fillimisht në Superligë me klubin K.V. Kortrijk.

BISEDIMET

Klubi i Kukësit është futur prej ditësh në bisedime me sulmuesin kroat, përmes agjencisë që menaxhon këtë të fundit. Sipas të gjitha gjasave, marrëveshj­a mes palëve do të arrihet. Kish mësohet se kërkon një pagë, e cila plotësohet nga klubi kuksian. Gjithsesi, problemi më i madh qëndron në faktin se sulmuesi duhet të marrë miratimin e Hajduktut të Splitit për të vijuar karrierën te Kukësi. Presidenti Safet Gjici kërkon minimalish­t të kalojë një tur në Ligën e Kampioneve, në mënyrë që më pas të synohen grupet e Ligës së Europës, ashtu siç bëri Skënderbeu para dy sezonesh. Idetë janë të qarta: klubi do të bëjë katër goditje të mëdha në merkato dhe do të ruajë grupin, në mënyrë që të ketë garanci për një paraqitje të suksesshme në Europë. Pritet që në këtë periudhë të bëhen edhe skarcimet nga skuadra.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania