Panorama Sport (Albania)

Ronaldo presion Juves: Do bëjmë dopietë historike

“Zinedin Zidan inteligjen­t, jam në formë të shkëlqyer falë menaxhimit të tij”

-

Kristiano Ronaldo ka besim që do triumfojë për të dytin vit radhazi në Ligën e Kampioneve dhe zbulon arsyet pse Reali i Madridit është i aftë të thyejë një rekord historik. Ai thur elozhe për punën e bërë nga Zinedin Zidan dhe mbi të gjitha e vlerëson inteligjen­cën e trajnerit sa i përket menaxhimit të energjive për lojtarët...

Si ndiheni?

Shumë mirë. Pak me grip, por është më mirë sesa një dëmtim.

A jeni në formën tuaj më të mirë këtë sezon?

Ndihem më mirë se në sezonet e fundit. Kjo ndodh edhe sepse kam luajtur më pak dhe i kam administru­ar më ndryshe energjitë përgjatë gjithë edicionit. Kjo vjen si një zgjidhje inteligjen­te e trajnerit Zidan dhe shokëve të ekipit. Sigurisht të gjithë duan të kenë sa më shumë minuta, por ky është një element që ndihmon në klubet e mëdhenj.

Cilat janë ndjesitë tuaja para duelit me Juventusin?

Kur mendon shumë, gjërat nuk ecin si duhet. Unë mundohem të jem i qetë dhe të mos mendoj për futbollin kur jam me miqtë e mi. Dua të relaksohem.

Si mund të fitoni në finale?

Si? Duke shënuar gol dhe duke mos pësuar. Ekipi po kalon një moment shumë të mirë dhe duhet ta përdorim si avantazh. Sapo jemi shpallur kampion të Spanjës dhe sigurisht që ky është një element që ndikon pozitivish­t. Tani duam të fitojmë për të dytën herë radhazi Championsi­n, duke vendosur një tjetër rekord historik.

Cili është sekreti i Realit? Në futboll ka shumë ekipe cilësore, por karakteri bën diferencën. Ne kemi mundësinë e shkëlqyer që të tregojmë se jemi më të mirët dhe mbi të gjitha që kemi një mentalitet fituesi. Ajo që të jep suksese është përulësia. Ne mundohemi të punojmë, pa u ndier kurrë as superior dhe as inferior ndaj rivalëve. Zbresim për të dhënë maksimumin tonë.

Do dëshironit të shënonit gol në finale?

Unë gjithmonë dua të shënoj dhe kur bëhet fjalë për një ndeshje të tillë, dëshira është akoma më e madhe. Por, kjo nuk përbën arsye që të jem egoist në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi nëse nuk realizoj asnjëherë, por në fund do ngre trofeun. Kupat mbahen mend më tepër.

Si e vlerësoni Juventusin? Kundërshta­ri më i fortë i mundshëm. Fakti që janë në finale, ua jep këtë status. Asnjëherë nuk arrin rastësisht deri këtu. Shanset janë të barabarta dhe nuk besoj se ndonjë prej nesh është favorit. Në fund do fitojë ekipi që gabon më pak.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodrigez, janë në pritje të dy fëmijëve binjakë.
Kristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodrigez, janë në pritje të dy fëmijëve binjakë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania