Panorama Sport (Albania)

Hysaj dhe Berisha, te rekordmenë­t e Serisë A

Ja kuriozitet­et që prodhoi Seria A në këtë sezon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Është koha për të bërë bilancet në kampi onatin italian dhe statistika­t vlerësojnë dy futbollist­ët e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha. Të dy kanë qenë shtyllat kryesore të ekipeve të tyre Napoli dhe Atalanta në arritjet e objektivav­e. Portali i njohur sportiv "goal. com" ka publikuar të gjitha të dhënat e sezonit që lamë pas dhe Hysaj është njëri nga më të spikaturit në pasimet e kryera dhe rikuperime­t e topave ndaj kundërshta­rëve.

HYSAJ-BERISHA- Në kategorinë e topave të luajtur, Elseid Hysaj renditet i katërti në listë. Interesant është fakti që mbrojtësi shkodran ka përpara tij 3 futbollist­ë të Napolit. Lojtari që ka kryer më shumë pasime në kampionati­n italian është Hamshik me 3552, Insinje me 3012, Zhorzhinjo me 2944 dhe Hysaj me 2971. I fundit që mbyll listën e publikuar është Torreira i Sampdorias me 2740. Ndërkohë, Etrit Berisha është bërë protagonis­t i këtyre statistika­ve për faktin që në sezonin që lamë pas ka arritur ta mbajë portën e Atalantës të paprekur për 11 ndeshje. I pari në këtë listë është gardiani i Romës, Shezni me 14, pastaj Bufon, Donaruma dhe Reina me nga 12 ndeshje pa pësuar. Berisha dhe Tatarushan­u kanë nga 11 ndeshje duke lënë pas edhe portierin e Interit, Handanoviç. Portieri i Milanit, Donaruma është ai që ka pritur më shumë goditje, të cilat kanë shkuar drejt kuadratit të tij.

KURIOZITET­I- E besoni apo jo, por sulmuesi i Torinos, Andrea Beloti është lojtari që ka shkaktuar më shumë faulle, por edhe ka pësuar më shumë të tillë. Diçka e rrallë. Sulmuesi i kombëtares italiane ka qenë "shënjestër" e mbrojtësve kundërshta­rë për 126 herë, ndërkohë që vetë ai ka bërë 83 faulle në drejtim të rivalëve.

TË RINJ DHE PLEQ- Sulmuesi i Xhenoas, Pelegri është lojtari më i ri që ka luajtur këtë sezon të Serisë A. Ai ka lindur në vitin 2001, por kjo nuk e pengoi për të lënë gjurmë në ndeshjen e fundit që luajti kundër Romës duke shënuar golin e parë. Lojtari më i vjetër që ka luajtur gjatë këtij sezoni është Kolombi i Kaljarit, i cili ka lindur në 24 gusht të vitit 1975.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania