Panorama Sport (Albania)

Gjyrezi driblon Përmbarimi­n dhe bën plane për merkaton

89ritet një ekip ndryshe, baza do të jenë shkodranët­8

- ADMIR URUÇI

Administra­tori i Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a, Astrit Gjyrezi, në emër të klubit ka bërë të ditur se Vllaznia ka hapur një gjyq ndaj vendimeve të marra nga ana e gjykatave për çështjet e kompanisë "Gea Sport". Nga sa bëhet e ditur, klubi ka hapur një proces gjyqësor për këtë arsye, si dhe për të kërkuar dëmin që i ka shkaktuar Vllaznisë kompania zvicerane. "Nuk dua të ndalem pse nuk kanë reaguar menjëherë ndaj kompanisë në të shkuarën drejtuesit e Vllaznisë, por vendimi që ka ndërmarrë gjykata në dëm të klubit Vllaznia është krejt absurd. Kjo, për më tepër, pasi asnjë prej drejtuesve të klubit nuk ka qenë pjesëmarrë­s në këtë gjykim. Nuk ka sesi një gjykatë të ndërmarrë një vendim të tillë, pa qenë prezente pala tjetër. Nga ana jonë ka disa kohë që është hapur një gjyq për këtë çështje. Si nga gjykata e arbitrazhi­t, por edhe nga ana e gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, vendimet janë tërësisht të padrejta dhe pa asnjë bazë ligjore. Për më tepër, ne kërkojmë në këto gjyqe që kemi hapur që të hidhet poshtë absurditet­i i këtyre vendimeve. Gjithashtu, kërkojmë zhdëmtimin që i ka sjellë klubit Vllaznia administri­mi i kompanisë 'GEA Sport'. Kompania në fjalë nuk ka bërë asnjë pagesë, sipas kontratës që ka pasur, si të lojtarëve dhe për të tretët në periudhën që ka drejtuar Vllazninë. Këto borxhe janë trashëguar më pas në klub dhe ka qenë klubi që i ka likuiduar ato. Dua të them edhe tjetrën, pse këto vendime gjykatash janë absurd? 'NIPTI' i vendosur në ato vendime nuk ekziston dhe nuk është 'NIPTI' i Klubit të Futbollit, Vllaznia

sh.a. Ne do të kërkojmë të drejtën tonë deri në fund dhe jemi të qetë se shumë shpejt llogaritë e klubit, me një vendim tjetër, do të zhbllokohe­n. Nuk shoh asgjë për t'u alarmuar", u shpreh administra­tori Gjyrezi për bllokimin e llogarisë së klubit.

SEZONI I RI

Drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur të mendojnë që tani për sezonin e ri. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë administra­tori i klubit, Astrit Gjyrezi. Ai ka shprehur mendimin se Vllaznia nuk do të mbahet vetëm me këta lojtarë që ka në dispozicio­n

(pra lojtarët shkodranë), por po shikohen mundësitë e përforcime­ve me lojtarë të tjerë cilësorë. "Kemi edhe pak kohë për të marrë frymë, por ne do të shikojmë një Vllazni tjetër nga kjo e fundit. Unë mendoj e shpresoj që baza e ekipit do të jetë shkodrane, por çdo ekip ka nevojë për ato ndërhyrjet e veta, në disa pozicione të ndryshme. Baza do të përbëhet nga djem shkodranë. Sa i përket trajnerit Cungu, dua të them se asgjë nuk ishte e varur nga ndeshja e fundit me Tiranën. Gjithçka mbetet për t'u parë në këtë drejtim", ka deklaruar administra­tori Gjyrezi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania