Panorama Sport (Albania)

Montela qëndron edhe dy vite te Milani

"Synoj objektiva të lavdishme që i shkojnë për shtat historisë së këtij klubi"

-

Montela dhe Mi lan është një martesë, e cila do të zgjasë ende. Pas prezantimi­t të punës me sponsorët në Sardenjë, mëngjesin e së martës, trajneri dhe drejtuesit e klubit u takuan në selinë e tyre. Dhe prej andej doli tym i bardhë, ashtu siç lajmi u zyrtarizua direkt në "Facebook", nga vetë Montela dhe drejtuesit Mirabeli dhe Fasone.

FASONE

"Ndodhemi këtu për një moment shumë të rëndësishë­m. Kemi konkluduar me Vinçencon për të qëndruar me ne jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe për sezonin 2018-2019", deklaroi administra­tori i deleguar Fasone. "Këtë vit ai arriti rezultate të shkëlqyera në një edicion të ndërlikuar dhe tranzicion­i. Shpresojmë që të jetë një sezon i ri argëtues për tifozët tanë", shtoi ai.

MONTELA

"Jam shumë i lumtur, jam entuziast që do të synojmë objektiva të mëdha së bashku: e përsëris entuziazmi­n për të vazhduar këtë aventurë", tha nga ana e tij trajneri i kuqezinjve. " Faleminder­it për besimin dhe që më lejuat që të vazhdoj të stërvit Milanin për të synuar objektiva të reja dhe të lavdishme që i shkojnë për

shtat historisë së këtij klubi". MIRABELI

"Jam gjendur shumë mirë me Vinçencon në këtë periudhë kohore që kemi punuar së bashku: jam i lumtur që do mund të vazhdoj këtë aventurë me të", përfundon drejtori

sportiv, Mirabeli. "Mbrëmjen e së hënës e lamë për një darkë të vogël për t'u përshëndet­ur, por nuk mjaftoi shumë për të gjetur marrëveshj­en dhe në mëngjes u ritakuam për të firmosur rinovimin e kontratës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania