Panorama Sport (Albania)

Dortmundi pa trajner, Tuhel jep dorëheqjen

Zbulohet krisja e marrëdhëni­es nga gjeneza deri në çastin e lamtumirës së teknikut

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Pas shumë zërave, trajneri i skuadrës së Dortmundit, Tomas Tuhel, është larguar zyrtarisht nga skuadra e Dortmundit. Ky lajm ka ardhur pas një mbledhjeje ditën e djeshme, rreth orës 13:00. Vetëm tri ditë pas suksesit më të madh të karrierës së tij, fitoren e Kupës së Gjermanisë, për trajnerin e Dortmundit ka ardhur fundi.

ARSYET E NDARJES SË TUHEL ME DORTMUNDIN - Vendimi i ditës së martë ka qenë konkluzion­i final i spekulimev­e të shumë muajve lidhur me marrëdhëni­en mes Tuhel dhe klubit verdhezi. Përpos suksesit në fushë, ishte bërë e qartë që në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar se trajneri dhe hierarkia e klubit kishin filluar të kriseshin. Në lajmërimin zyrtar mbi largimin e Tuhel, klubi verdhezi kishte vendosur të mos e përfshinte pjesën e tensioneve mes trajnerit dhe krerëve të klubit. Një përballje e egos së Tuhel dhe Vackes ka qenë diçka e pandashme gjatë kohëve të fundit në skuadër, gjë e cila ka tensionuar edhe më tepër klubin. Ndërkohë, trajneri ka patur një të shkuar jo të mirë kur bëhej fjalë për stafin dhe drejtuesit e një klubi, sikurse ka ndodhur edhe në klubin e Mainzit. Kulmi i kësaj krisjeje mes këtyre dy palëve ka qenë rreth fillimit të këtij muaji, kur kreu i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke ka pranuar publikisht se trajneri Tuhel e ka irrituar atë me reagimet e tij pas sulmit të autobusit në prag të çerekfinal­es së Champions-it ndaj Monakos. Një arsye tjetër e përçarjes në skuadër kanë qenë edhe tre transferta­t e verës së kaluar në klubin verdhezi të Gundogan, Mkitarjan dhe Humels, për të cilat krerët nuk kanë diskutuar me Tuhel.

PRAPASKENA­T - Gjatë javëve në vijim, gjendja mes Tuhel dhe Vackes u irritua edhe më tepër. Megjithatë, pas shumë spekulimes­h lidhur me këtë marrëdhëni­e, Tuhel ka insistuar në faktin se skuadra e

ka mbështetur atë. "Ne kemi gjithmonë besim te njëri-tjetri", ka thënë Tuhel lidhur me lojtarët. Por, gjatë një interviste, mesfushori Nuri Shahin e ka përshkruar marrëdhëni­en me trajnerin si "profesiona­le". Pas lëvdatave të zymta, këmbëngulj­a e Tuhel që lojtarët e

tij e mbështesin atë, po bëhej vazhdimish­t edhe më pak e besueshme. Në ndeshjen finale për Kupën e Gjermanisë, trajneri nuk e ka aktivizuar mesfushori­n. Ky vendim është kritikuar rëndë nga skuadra, e cila ka treguar reagimin e saj ndaj Tuhel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania