Panorama Sport (Albania)

Venger firmos kontratë të re me Arsenalin

Prapaskena­t e marrëveshj­es: U arrit që gjashtë muaj më parë, sot zyrtarizoh­et

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Arsen Venger do të vazhdojë të jetë trajneri i Arsenalit, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Lajmin e zbulon rrjeti "ESPN", përpara se ai të zyrtarizoh­et nga klubi. Venger është takuar me drejtuesit e bordit ditën e martë për të zgjidhur të ardhmen e tij dhe burimet e "ESPN"-së thotë se palët kanë rënë dakord për zgjatjen e bashkëpuni­mit prej dy dekadash mes tyre, edhe me dy vite të tjera. Kontrata e teknikut 67vjeçar skadon në fund të muajit qershor dhe pasiguritë për të ardhmen e francezit janë në kulmin e tyre pas një tjetër sezoni pa titull dhe dështimit për t'u kualifikua­r në Champions për herë të parë në 20 vitet e fundit. Tifozët kanë muaj që kërkojnë "kokën" e tij, pavarësish­t suksesit në FA Cup. PRAPASKENA­T Megjithatë, burimet i thanë rrjetit amerikan se Venger dëshiron që të qëndrojë dhe bordi i ka ofruar një kontratë të re 2-vjeçare, e cila është pranuar që 6 muaj më parë, por ende jo firmosur. E ardhmja e trajnerit pritet që të jetë në duart e aksionarit të parë të klubit, Stan Kroenkes, i cili është një mbështetës i Vengerit dhe administra­torit të deleguar, Ivan Gazidhis, i cili dëshiron që ish-tekniku i

Monakos të qëndrojë edhe dy vite të tjera, në mënyrë që tranzicion­i i ekipit me trajnerin e ri të bëhet sa më gradual që të jetë e mundur. Vengerit i është kërkuar nga bordi që mos t'i lërë marrëveshj­et e merkatos së kësaj vere për në fund, por t'i mbyllë sa më shpejt,

ndërsa është diskutuar edhe një ndryshim në hierarki: sot do të mësohet në rast se ai do të vazhdojë të jetë në krye të merkatos, apo klubi do të emërojë një drejtor sportiv. Por kontrata 2-vjeçare në tavolinën e tij që prej muajit nëntor është ende në fuqi dhe nuk

ka asnjë shenjë ndryshim në kushte nga Gazidhis dhe bordi. Sipas "BBC"- së, akordi pritet të zyrtarizoh­et ditën e sotme. Venger tha pas triumfit në FA Cup ndaj Çelsit të shtunën e shkuar, se vendimi do të bëhej publik të mërkurën (sot) ose ditën e enjte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania