Panorama Sport (Albania)

"S'më ndihmoi për ilegalitet­in, pse heshti Duka për Gjokën?!"

-

Sinan Idrizi reagon pas deklaratës së dhënë nga presidenti i FSHF-së. Administra­tori thotë se Armand Duka nuk e ka ndihmuar në luftën kundër informalit­etit. "Armand Duka është realisht i saktë kur thotë se Flamurtari nuk pranoi që të bënte pagesën. Tirana pranoi, Flamurtari jo. Kjo për arsyen e thjeshtë që Flamurtari nuk bëhej pjesë e ilegalitet­it me tre lojtarët tanë. Ne i kërkuam ndihmë FSHF-së dhe ajo nuk na ndihmoi. I kërkuam asistencë në luftën kundër ilegalitet­it. Pra, kemi një shkresë me numër protokolli drejtuar federatës, duke i thënë që marrim përsipër detyrimet tona, por me kusht që të mos bëhemi pjesë e ilegalitet­it. Ata nuk pranuan dhe FSHF-ja nuk na ndihmoi. Lojtarët tanë nuk pranonin. Atëherë çfarë të bënim ne, të bëheshim pjesë e ilegalitet­it?! Jo, ndaj edhe u ndëshkuam. Presidenti Duka duhet të jetë më i saktë. Kokëfortës­ia e Flamurtari­t nga buronte? Këtu ka një kokëfortës­i. Pse e bëri Flamurtari këtë? Këtë duhet të sqarojë zotëria. Nëse e sqaron këtë, atëherë jemi në rregull. Kur FSHF-ja mua më kërkon të ekzekutoj ' X' shumë ndaj një lojtari dhe ai më thotë: 'nuk më duhet gjë se ç'bën ti me tatimet', atëherë unë duhet të zgjedh çfarë të bëj. Unë nuk them, nuk e njoh detyrimin, por të luftohet ekonomia informale", tha fillimisht ai. Atij i ka bërë përshtypje se përse presidenti nuk foli për Ernest Gjokën, ndërsa sqaron: "Në rastin 'Gjoka', ky zotëria nuk flet fare. Nuk thotë që a ka përgjegjës­i FSHF-ja që ka licencuar me firmën e një anonimi, siç është zoti Gjika, licencën e trajnerit. Sezoni përfundoi, u mbyll si u mbyll, e ka thënë zoti president që do të jetë vijëdemark­acioni, vija zero, atëherë çfarë të bëjmë?! Të jetë i qartë. Nuk fshihesh dot që të thuash që çështja 'Gjoka' është në KAS, është në Lozanë. Duka duhet që të sqarojë; a ka pasur ekonomi informale apo jo? A ka pasur dy kontrata apo jo? Unë këtë përgjigje dua nga presidenti i FSHF-së. Flamurtari nuk pranoi, ti e ndëshkove. A e ndihmove ti Flamurtari­n në luftën kundër informalit­etit apo jo?". Administra­tori sqaron edhe çështjen e borxhit të Veliut. "Gjyqi me Veliun ka qenë dy vjet para se ai të vinte te ne. Unë kam respektuar kontratën me Veliun dhe kam mbajtur në fushë, por ja kam bërë të qartë Veliut që këtë gjyq do ta vazhdosh deri në fund me mua. Le të vijë me mua FSHF-ja, të shkojmë në zyrën e tatimeve, por nuk denjojnë të na kthejnë përgjigje. Duka nuk na ka ndihmuar në luftën kundër informalit­etit, por ka zbatuar vendimin e Disiplinës. Ai nuk është pozicionua­r", përfundoi Idrizi. Ermal Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania