Panorama Sport (Albania)

Tirana, Kupa për t u ngjitur në Superiore

Pjesëmarrj­a në Europë, "bonus" për të ndërtuar superekip

- ADELA MERKO

Rënia nga kategoria ka "njollosur" his torinë e lavdishme të Tiranës. Katastrofa nuk mund të zhbëhet, megjithatë sot bardheblut­ë kanë shansin që të marrin një... kupë. Një trofe që në këto çaste moralisht nuk shërben fort, megjithatë financiari­sht pa dyshim që po. Përballë do të kenë Skënderbeu­n e saposhkuro­rëzuar si kampion, që do të tentojë që të mos mbyllë edicionin duarbosh. Ndërsa për Tiranën vlen shumë më shumë se një trofe që do i shtohet arkivës, pasi përkthehet me par}. Favorit përballë korçarëve nuk janë, jo vetëm prej gjendjes psikologji­ke, por edhe diferencav­e që kanë në fushë. Por, motivimi i skuadrës së Mirel Josës mund të shtohet kur bën llogaritë, pasi kjo Kupë mund t'i shërbejnë për "ngjitjen" në Superiore. Federata Shqiptare e Futbollit, sikundër dihet, ofron 50 milionë lekë të vjetër për këtë trofe. Dhe nëse kryeqyteta­sit dalin fitimtarë nga "Elbasan Arena", atëherë automatiki­sht fitojnë të drejtën që të jenë pjesëmarrë­s në raundin e parë në Ligën e Europës. Vetëm me pjesëmarrj­en e "arkës" së tyre, veç shpërblimi­t të FSHF-së, do i shtoheshin 215 mijë euro. Dhe nëse kalojnë turin e parë të këtij kompeticio­ni, do të merrnin edhe 225 mijë euro të tjera. Me një buxhet prej afro 477 mijë eurosh, drejtuesit e klubit më të titulluar në vend do të kishin mundësinë që të ndërtonin një ekip solid, që nuk do diskutonte ngjitjen e shpejtë në elitë. Pra "agonia" në Kategorinë e Parë, një ligë që do ta provojnë

për të parën herë në historinë e tyre afro 97-vjeçare, mund të zgjaste vetëm një sezon. Nëse presin një "biletë" për në Europë, pa dyshim që edhe lojtarët do ta shihnin me tjetër sy Tiranën në merkato. Nëse inferiorja nuk shihet me sy fort të mirë prej futbollist­ëve cilësorë, nuk do mendoheshi­n dy herë t'i thoshin "po" Tiranës në qoftë se do ishte në zonën "Euro".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania