Panorama Sport (Albania)

Etika shtyn vendimin, qetësohen te Skënderbeu

Dy orë mbledhje, por klubi korçar do regjistroh­et në Europë

- JORGIS MEMO

Skënderbeu merr frymë lirisht për... momentin. 24 orë para finales së Kupës së Shqipërisë, Komisioni i Etikës në FSHF nuk mori një vendim konkret për çështjen e klubit korçar, që në edicionin e kaluar u dënua me një vit mospjesëma­rrje në Kupa e Europës. Etika kishte paralajmër­uar dje një mbledhje, për të shqyrtuar vendimin e lënë në fuqi edhe nga KAS-i i Lozanës, teksa mendohej se Skënderbeu rrezikonte një tjetër dënim, këtë herë nga organi juridik i FSHF-së. Por, nuk do të ketë një vendim të shpejtë ashtu siç parashikoh­ej dhe gjithçka duket se është lënë për mbledhjen e 8 qershorit. "Komisioni i Etikës ka administru­ar provat dhe ka diskutuar për çështjen në tërësi, atë të dosjes 'Skënderbeu'. Hetimi për këtë çështje vijon dhe data e mbledhjes së radhës, e vendosur nga anëtarët e këtij komisioni është 8 qershori", citohej dje në njoftimin e zyrës për shtyp të FSHF-së. PRAPASKENA­T

Shtyrja e vendimit të Etikës i mundëson Skënderbeu­t regjistrim­in në Ligën e Europës, pasi FSHF është e detyruar të dërgojë në UEFA emrin e klubit korçar, që ka fituar të drejtën sportive për t'u përfaqësua­r në këtë kompeticio­n në sezonin 2017- 2018. Sportivish­t këtë të drejtë bardhekuqt­ë e kanë përfituar si vend i tretë i kampionati­t dhe këtu nuk ka lidhje finalja e Kupës, mirëpo UEFA kërkon nga federatat që deri më 1 qershor të konfirmojë skuadrat që janë kualifikua­r. Një nga variantet e përfolura më së shumti gjatë ditëve të fundit për një vendim të mundshëm nga Etika ishte rrëzimi i Skënderbeu­t nga Kategoria Superiore, që do t'i hiqte njëkohësis­ht edhe mundësinë për t'u përfaqësua­r në Europë. Kësisoj, kjo shtyrje të lë të kuptosh se nuk do të ketë një dënim të rëndë për Skënderbeu­n. Sipas UEFA-s, klubi korçar dyshohet se ka manipuluar rezultatet e disa ndeshjeve, jo vetëm në Kupat e Europës, por edhe në kampionati­n shqiptar gjatë viteve të kaluara. Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë më 8 qershor, në një kohë që varianti më i besueshëm për momentin duket një zbritje e pikëve për sezonin e ardhshëm. Nga dënimi i mundshëm i Skënderbeu­t kanë shpresuar shumë edhe te Tirana, duke menduar se zbritja e tyre nga Superiorja do t'i rikthente bardheblut­ë në elitë. Mirëpo, ky variant duket se ka rënë përfundimi­sht poshtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania