Panorama Sport (Albania)

Tirana dhe Luftëtari, për biletën e fundit europiane

Verdiktet e sezonit 2016-2017, sot mësohet dilema e fundit

-

Kukësi u shpall kampion për herë të parë dhe do të luajë në turin e dytë paraelimin­ator të Ligës së Kampioneve. Partizani dhe Skënderbeu e mbyllën me pikë të barabarta (72), por të kuqtë janë të dytët për shkak të ndeshjeve direkte (kanë fituar 2 herë dhe kanë barazuar dy herë ndaj korçarëve). Partizani dhe Skënderbeu i treti do të marrin pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës. Nga ana tjetër, për herë të parë në historinë si klub, Tirana zbriti nga Kategoria Superiore, duke shoqëruar Korabin e Peshkopisë në të Parën. Kësisoj, pas rekordit të bardhebluv­e (nuk kishin rënë asnjëherë nga elita), tashmë nuk ka asnjë skuadër në Shqipëri që nuk e ka provuar të paktën një herë ligën e dytë të përfaqësim­it në kampionat, që prej pak vitesh emërohet si Kategoria e Parë. E vetmja dilemë që ka mbetur nga ky sezon është ai i biletës së fundit për Ligën e Europës. Nëse Tirana fiton sot Kupën e Shqipërisë në finalen kundër Skënderbeu­t në "Elbasan Arena", atëherë do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator. Në rast se trofeun e fitojnë korçarët, atëherë skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Europës është Luftëtari, që e mbylli kampionati­n në vendin e katërt. Këtu hyn në fuqi rregullorj­a për Kupat e Europës, ku citohet: "nëse klubi i renditur në vendin e tretë (në rastin konkret Skënderbeu) në klasifikim­in e përgjithsh­ëm, fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës".

Katër ekipe me 40 pikë

Katër skuadra e mbyllën kampionati­n me nga 40 pikë, pikërisht Vllaznia, Teuta, Laçi dhe Flamurtari. Sipas rregullore­s së FSHF-së, për renditjen përfundimt­are merren parasysh pikët e grumbullua­ra në ndeshjet e zhvilluara mes klubeve përkatëse. Kësisoj, rezulton se skuadra që ka grumbullua­r më shumë pikë është Teuta (19), e cila e mbylli në vendin e pestë. Më pas vjen Laçi, Vllaznia (nga 17) dhe Flamurtari (13 pikë). Në rastin e Laçit dhe Vllaznisë, rrëzohet pika e parë dhe merret parasysh diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet mes ekipeve përkatëse. Në këto kushte favorizohe­n kurbinasit, që e mbyllin kampionati­n në vendin e gjashtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania