Panorama Sport (Albania)

Largohet Bruno Dita, revolucion te Teuta

Mesfushori: Është momenti që rrugët tona të ndahen

- JETON REXHMATI

Tashmë që kampi onati ka përfundu ar te skuadra e Teutës, pritet të ketë shumë lëvizje sa u takon afrimeve dhe largimeve të futbollist­ëve. Momentalis­ht, Çyrbja, Sykaj, Tarik dhe Hila vazhdojnë të jenë nën kontratë me klubin, ndërsa Progni dhe Markoviç mund të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm. Dy lojtarët kanë përfunduar kontratat e tyre, por falë asaj që kanë dhënë në fushë mund t'u kërkohet që të vazhdojnë aktivizimi­n e tyre me skuadrën. Gjithashtu do të mbetet për t'u parë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e Mustës, Hodos dhe të riut Beqja. Portieri Kastrati, nga ana tjetër, mund të rikthehet te Peskara, pasi huazimi i tij ka përfunduar. Aktualisht nga ekipi janë larguar Ribaj, Magani, Borshi dhe listës në vijim do t'i shtohen edhe Moçka, Kotobelli, Erando dhe Rustem Hoxha, Faizal e Papa. Pra, pothuajse i gjithë ekipi titullar që mbylli sezonin nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Magani. Lojtarët në fjalë do të zëvendësoh­en me të rinj që do të vijnë nga merkato, por për momentin nuk ka asnjë emër konkret. Gjithsesi, me fillimin e përgatitje­ve do të zbardhen edhe përforcime­t e merkatos durrsake.

DEKLARATA - Mesfushori Bruno Dita ka mbajtur shiritin e kapitenit te skuadra durrsake në ndeshjet e fundit të sezonit dhe në një prononcim për "Panorama Sport" ka bërë me dije se do të largohet nga ekipi. "Mund të konfirmoj se nuk do të jem më pjesë e skuadrës së Teutës, ku kam kaluar vite shumë të mira dhe jam rritur profesiona­lisht.

Vjen një moment që rrugët ndahen dhe për mua ky është momenti. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu edhe presidenti është treguar korrekt ndaj meje dhe gjithë skuadrës. Ndërsa profesor

Maganit i uroj suksese me skuadrën. Kam mësuar shumë nga ai dhe e respektoj pa masë. Në të ardhmen do të shoh për një tjetër skuadër ku mund të vazhdoj karrierën time", ka mbyllur Dita, i cili ka qenë një titullar i padiskutue­shëm në

formacioni­n e skuadrës bregdetare. Në sezonin që sapo u mbyll, Teuta siguroi mbijetesën një javë para fundit të sezonit, duke qenë shumë larg objektivit. Sezonin e ri durrsakët do të kenë objektiv që të jenë në vendet e para të tabelës së klasifikim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania