Panorama Sport (Albania)

Premtimi i Lalucit: Do ndërtojmë një skuadër për titull

Drejtori zbulon strategjin­ë e merkatos vlonjate

-

Vangjel Laluci është i bindur se Flamurtari i sezonit të ri do të ndërtohet për kampion. Në një prononcim për "Panorama Sport", drejtori i klubit ka deklaruar: "Ne do të përgatisim një Flamurtar për kampion vitin që vjen dhe jo për retorikë. Jemi në kushte komode, pasi ne nuk na mungojnë financat, madje i kemi më të mira në vend. Nuk është menaxhuar keq, por kanë ndodhur gjëra që të sjellin në një situatë tjetër që të bëjnë të ringrihesh. Duhet parë se cilët lojtarë do të jenë më të avantazhua­r nga të rinjtë për të qenë pjesë e Flamurtari­t sezonin e ardhshëm. Pano Qirko, Beqaj, por edhe ndonjë tjetër mund të jenë pjesë e ekipit. Jo të gjithë do të kalojnë në ekipin e parë. Duke qenë se nuk u fut Orikumi në Kategorinë e Parë, që do të ishte si një Flamurtar B, atëherë do të ndërtojmë Flamurtari­n B", u shpreh Laluci, që zbuloi edhe planin e punës së skuadrës vlonjate. "Puna fillon të hënën e parë të muajit korrik. Futbollist­ët janë me pushime tani. Do të shikojmë për ndonjë mundësi rinovimi për lojtarët që u përfundon kontrata. Ideatori është trajneri për skuadrën e re, ne jemi aksesorët. Trajneri do të japë linjat, duke u konsultuar edhe me ne, por prioriteti­n e ka ai", mbylli Laluçi. Gjatë ditës së sotme pritet të ketë edhe një takim mes trajnerit Duro dhe administra­torit Idrizi për të ardhmen. HAXHIU - Saimir Haxhiu do të kërkojë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak informacio­n në lidhje me çështjen e privatizim­it të klubit. Haxhiu e ka bërë publik një fakt të tillë në një postim në faqen e tij në "Facebook". "Sapo lexova sot (dje) në 'Panorama Sport' edhe një herë thirrjen që zoti Sinan Idrizi i drejtohet Bashkisë Vlorë dhe Këshillit Bashkiak në lidhje me privatizim­in e Flamurtari­t. Personalis­ht, në pozicionin e këshilltar­it, por edhe të qytetarit, ish-futbollist i kësaj skuadre, kam qenë dhe jam absolutish­t për privatizim­in e Flamurtari­t jo vetëm sepse besoj se privati e bën më mirë, por edhe se në këto kushte shqiptare lekët e taksapague­sve vlonjatë mund të shkonin për nevoja më të mëdha në shërbim të tyre. Më duhet të sqaroj se Këshilli Bashkiak vihet në lëvizje me projektven­dime të administra­tës së Bashkisë, gjithsesi do të marrë iniciativë­n në mbledhjen e pasnesërme (nesërme) të Këshillit Bashkiak ta ngre si shqetësim, ku është, ku ka ngecur, çfarë e pengon etj., sepse sportdashë­sit vlonjatë kanë të drejtë të sqarohen dhe që të mund të shohin më në fund një Flamurtar në nivele të larta", shkruan Haxhiu. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania