Panorama Sport (Albania)

Skuadra shkodrane e nis merkaton me shumë largime

-

Vllaznia, pas sigurimit të mbijetesës, ka marrë pushimet dhe për momentin nuk ka asnjë hap konkret sa i përket nisjes së merkatos për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Pasi ka mbyllur një ndër sezonet më të vështirë të viteve të fundit, drejtuesit e klubit ende nuk e kanë nisur projektimi­n e Vllaznisë së re. Për momentin nuk dihet asgjë se cilët do të jenë lojtarët që do të mbajnë apo ata që preferohen të afrohen. Merkatoja e Vllaznisë së sezonit 20172018 mendohet të fillojë pikërisht nga trajneri Armando Cungu. Ai është shprehur se kërkon disa ditë që të vendosë për të ardhmen. Mirëpo, pak javë më parë, ka qenë drejtori sportiv Zekaj që ka theksuar se Cungu ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2018 me Vllazninë. Por kjo kontratë do të ishte e pavlerë nëse tekniku dhe klubi nuk do të arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimësi­në. Cungu, në asnjë rast, nuk ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës, por as nuk e ka deklaruar se do të rrijë. Ai vetëm ka kërkuar kohë reflektimi, për t'u ulur më pas në bisedime me drejtuesit për të diskutuar të ardhmen. Gjithsesi, nga burime pranë klubit bëhet me dije se për momentin në skuadrën shkodrane flitet vetëm për largime. Nga ekipi do të largohen të gjithë lojtarët e huaj, që nënshkruan në dy merkatot e zhvilluara. Deri tani janë larguar përfundimi­sht malazezët Stefan Cicmil dhe Jasmin Agoviç. Po ashtu, është larguar para takimit të fundit edhe sulmuesi Elis Bakaj. Pavarësish­t se të pranishëm në festën e qëndrimit në Superiore ishte treshja Ditmar Bicaj, Endri Vrapi dhe Andri Mulemo, të tre mbrojtësit pritet që të mos jenë në planet e kuqebluve për sezonin e ri. Asnjë drejtues nuk është ulur në bisedime me këta lojtarë për të diskutuar për të ardhmen, kështu që largimi i tyre duket i sigurt. Pjesë e Vllaznisë nuk do të jetë edhe Brunild Pepa. Me sa duket, nga Vllaznia janë larguar menjëherë të gjithë lojtarët jabanxhinj. Tani boshti janë shkodranët, që bënë të mundur qëndrimin në Superiore, kryesisht në ndeshjen e fundit me Tiranën. Për sa u përket afrimeve, për momentin lakohet vetëm emri i portierit vlonjat Shpëtim Moçka, i cili luajti me Teutën në sezonin e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania