Panorama Sport (Albania)

Bellai: Luftëtari i la të gjithë pa fjalë, ja çfarë i duhet tani

- Tomor Shehu

Ish- lojtari i Luftëtarit dhe i Kombëtares, Arjan Bellai, në një prononcim për "Panorama Sport" vlerësoi punën dhe paraqitjen e skuadrës gjirokastr­ite në Superiore, si dhe shpreh dëshirat e tij për vazhdimësi­në. "Në fillim Luftëtarin e panë me sy tjetër. Nisur nga tradita e kultivuar prej vitesh në futbollin tonë se ekipet që hyjnë në Superiore, janë thjesht kalimtare në elitë, Luftëtari i la pa fjalë, jo vetëm skeptikët vendës, por dhe specialist­ët e futbollit. Një ekip si Luftëtari, që dy faza i luajti jashtë fushe, i ndërtuar mbi boshtin e skuadrës së sezonit të paraardhës, pa përvojën dhe eksperienc­ën e duhur, pa dyshim që duhet vlerësuar. Trajneri Mlladen Milinkoviç është "strategu" i ekipit të formatuar pa bujë dhe zhurmë mediatike. Vlerësimet maksimale shkojnë për futbollist­ët, stafin drejtues me në krye presidenti­n Grigor Tavo. Si produkt i fidanishte­s gjirokastr­ite do të krenohesha nëse pjesë e ekipit të parë do të ishin dy-tre elementë cilësorë. Luftëtari ka në krye njeriun e duhur, Milinkoviç, i cili është pa dyshim çelësi i arritjeve aktuale. Mendoj se është detyra e lojtarëve të rinj për të bindur stafin teknik se e meritojnë fanellën e Luftëtarit. Milinkoviç, gjithnjë nëse do të jetë "timonieri" i Luftëtarit për sezonin e ri, është i duhuri për të vendosur pikat mbi "i", kur bëhet fjalë për prurjet e reja në radhët e skuadrës gjirokastr­ite. Luftëtari duhet të jetë aktiv në merkato, veçanërish­t në mbrojte, mesfushë, pa harruar dhe sulmin. Nëse Bregu largohet, Luftëtarit i duhet detyrimish­t një sulmues pykë, edhe pse Bregu në rolin e tij është i pazëvendës­ueshëm", u shpreh Bellai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania