Panorama Sport (Albania)

Merxha: Ja si ringrihet Elbasani

"Me pak financa dhe mbështetje nga të gjithë, ekipi do ta kalojë momentin e vështirë"

- VLADIMIR MEMA

Rënia e Elbasanit në Kategorinë e Dytë ka shokuar jo pak ish-futbollist­ët, trajnerët dhe tifozët e kësaj skuadre. Një prej tyre, Eriol Merxha, i cili ka qenë pjesë e ekipit që ka fituar titullin kampion një dekadë më parë, në një prononcim për "Panorama Sport" është shprehur: "Mund të them se kjo rënie e Elbasanit është e tepërt dhe na dhimbset shumë, por ky është realiteti dhe duhet të japim të gjithë nga pak, që skuadra të dalë nga kjo gjendje dhe të rikthehet aty ku e meriton", është shprehur ishkapiten­i, i cili ka arritur të shpallet kampion me skuadrën e 13-vjeçarëve, duke e nisur mbarë karrierën e trajnerit. Sipas Merxhës, përkrahja që i duhet dhënë skuadrës në këto momente duhet në të gjitha drejtimet. "Të gjithë ne ish- lojtarët duhet të japim përkrahje morale dhe me njohuritë që kemi ne, për të ndihmuar sadopak ata që do të jenë në krye të klubit", vazhdon Merxha, i cili flet edhe për kategoritë inferiore, ku tanimë ka shumë garë. "Kam lexuar një shkrim në gazetën tuaj, ku bëhej me dije se kishte më shumë trofe nga skuadrat që luajnë në Kategorinë e Parë sesa në Superiore. Ne të Elbasanit duhet të ndjekim më shumë Kategorinë e Dytë. Por, viti që kaloi, tregoi se Kategoria e Parë kishte më shumë kualitet dhe ndeshjet që janë ndjekur nga televizori treguan nivel të lartë", ka vazhduar ish- futbollist­i prononcimi­n e tij.

Rikthimi - Elbasani nuk do ta ketë aspak të lehtë rikthimin në Kategorinë e Parë, duke parë se për momentin në skuadrën verdheblu nuk ka lëvizur asgjë. "Duke u rregulluar ana financiare, e cila është e para, mendoj se që këtë vit do të ngrihet një bazë jo vetëm për të qenë një vit i suksesshëm, por edhe për të vazhduar në këtë rrugë edhe në të ardhmen. Ashtu siç u ngrit edhe Partizani, edhe Elbasani do të ringrihet nga fillimi. Nuk duhet të harroni se edhe Partizani ka kaluar të njëjtën situatë dhe, në sezonin që sapo u mbyll, ishte në garë për të fituar titullin kampion", u shpreh Merxha, i cili është koshient për faktin se Kategoria e Dytë nuk është aspak e lehtë. "Ka vështirësi­të e saj, por gjithçka duhet të nisë nga fillimi. Që nga presidenca, nga grupi i punës. Kemi shumë lojtarë vendas në ekipe të tjera, të cilët besoj se, me pak mbështetje financiare, kanë dëshirë që të kontribuoj­në për qytetin e tyre, duke u stimuluar edhe nga stadiumi që e kemi super dhe nga tifozëria. Në rast se ngrihet një ekip me baza të forta, kam besim se ata do të rikthehen në stadium", ka mbyllur Merxha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania