Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja nuk dorëzohet, do synojë sërish elitën

Trajneri Alban Bruka: Mëkat që nuk u ngjitëm mes më të mirave, presim të nisim përgatitje­t

-

Pavarësish­t se nuk arriti që të siguronte një vend në Superiore në sezonin që sapo u mbyll, Besëlidhja nuk do të heqë dorë dhe do të riorganizo­het për të synuar arritjen e këtij objektivi sezonin e ardhshëm. Kampionati­n që lamë pas, skuadra lezhjane mbylli aktiviteti­n me pikë të barabarta me skuadrën që u ngjit në Superiore, Kamza, por humbja ndaj tyre në shtëpi i mohoi ngjitjen në bazë të rregullore­s. Kjo humbje solli edhe largimin e trajnerit Stavri Nica dhe, në vend të tij, në krye të pankinës së Besëlidhje­s u ul trajneri Alban Bruka, që pak para asaj kohe kishte marrë detyrën e drejtorit teknik. Ky i fundit është një ish-futbollist i skuadrës lezhjane, në fund të viteve 1990 dhe me ardhjen e Nokës në krye të ekipit, ai mori për pak kohë postin e trajnerit. Më pas u largua duke drejtuar ekipet e moshave të Shënkollit, ku në fund edhe me mbështetje­n e donatorit Djala arriti ta ngjisë këtë skuadër në Kategorinë e Parë, në sezonin 2015-2016.

Deklarata - Gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", trajneri i Besëlidhje­s, Alban Bruka, u shpreh kështu: "Është mëkat i madh që një skuadër të mos realizojë objektivin pa pasur asnjë humbje, bëhet fjalë për kohën kur unë isha në drejtim. Besëlidhje­n e mora në vend të dytë me rreth 10 pikë larg kreut, por falë lojës së skuadrës dhe mbështetje­s mjaft të madhe nga ana e presidenti­t Gjok Noka nuk pësuam asnjë disfatë. Kësisoj, ia dolëm që në fund të barazohesh­im me pikë me Kamzën, ndonëse humbja që Be- sëlidhja kishte pësuar në shtëpi në fund të fazës së parë nga Kamza na penalizoi. Përveç kampionati­t, ia dolëm që të shkonim deri në gjysmëfina­len e Kupës, një kompeticio­n kombëtar që na rreshtoi me tri skuadrat më të mira të elitës. Aktualisht të gjithë lojtarët janë me pushime dhe presim të mësojmë ditën e grumbullim­it", ka thënë Bruka. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania